Problemi fetar nxjerr krye edhe në Turqi. Urdhri “Ismailaga” kritik për ndikimin në rritje të vahabizmit dhe rrymës shite, pra Arabisë dhe Iranit në Turqi

Postuar në 01 Tetor, 2014 05:51

Duket se diçka po ndodh me botën islame, diçka që lidhet me idetë dhe komunikimin e brendshëm të saj. I tillë që po synon të prishë disa ekulibra shumë të vjetër. Rrëzimi i ekipeve drejtuese të nacionalizmit arab, që bashkëjetonte me religjionin, por e kufizonte atë, ishte një hap. Lufta në Siri dhe shpërthimi i Shtetit Islamik, i ka dhënë një kredo të re botës myslimane, që po vetëreferohet te vahabizmi i ISIS-it, por edhe te drejtimi shit që ka qendrën në Iran. Problemi është i tillë, saqë ka nxjerrë krye edhe në një vend si Turqia. Këshut faqja “Al-Monitor” që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme, shkruan për një lëvizje që ka pasoja për pushtetin e Erdoganit në Turqi. “Al-Monitor” i referohet numrit të fundit të revistës mujore, me karakter shkencor dhe kulturor, “Marifet”, e cila publikohet nga urdhri Ismailaga. Urdhri në fjalë është një nga më të rëndësishmit në Turqi dhe është me qendër në Stamboll. AI i përket urdhrit Nakshibendi, që përbën një urdhër kryesor në spiritualizmin e Islamit Sunit, që shtrihet nga Kina në Ballkan. “E kujt është Turqia e re”, pyeste revista në fjalë përmes një shkrimi të Muhammed Keskin, i cilësuar si një nga liderët më me ndikim dhe i afërt me sheikun e vjetër të Ismailagës. Shqetësimi i Keskin lidhet me atë që ai e quan braktisje të myslimanëve të Anadollit. “Në përpjekjen tonë për t’u çliruar nga rendi rigoroz shekullar, që nuk u lejon myslimanëve hapësirë për të jetuar, ne tani jemi të shqetësuar për invazionin e ideve të huaja perverse”, shkruan Keskin, që sipas “Al-Monitor” apelon për rrezikun vahabit dhe shit në Turqi. Ai është kujdesur që në shkrim të përmendë Hayrettin Karaman, teolog i njohur dhe kolumnist i gazetës pro-AKP-së së Erdoganit,  “Yeni Safak”. Kritika shkon për disa zyrtarë të partisë së Erdoganit dhe duhet thënë se ishte rrjeti mediatik i Fetullah Gulenit që e riqarkulloi atë gjerësisht. Kjo ka hapur një lojë jo të këndshme, pasi nëse mediat pranë AKP-së, deklaruan se urdhri kishte kërkuar korrigjimin e artrikullit, duke nënvizuar se ai shprehte pikëpamjet e autorit. Mirëpo më tej, vetë urdhri e hodhi poshtë këtë gjë. Në thelb të shqetësimit politik për këtë çështje qëndron mbështetja që mund të sigurojnë këto urdhra për subjekte politike të caktuara. Pra jemi në kushtet e një aleance, por meqenëse urdhrat kanë rivalitet, ka qenë e lehtë për t’i përçarë. Kësaj radhe, problemi mund të rezultojë jo i vogël, edhe pse përpara janë zgjedhjet e qershorit 2015, por edhe sepse po flitet për infiltrime të ideve perverse nga jashtë. Ideja e ruajtjes së Islamit tradicional në disa vende, mund të nxjerrë krye kështu si formë reaksioni ndaj retorikës së ISIS dhe amplifikimit të joshjes militare të vahabizmit. Një rast që tërheq vëmendjen edhe në botën shqiptare, ku rrymat konkurojnë dhe kanë jo pak probleme.

http://www.al-monitor.com/pulse/originals/2014/09/turkey-akp-religious-m...

s.z

Comments

Submitted by Ismail aga (not verified) on

O s.z e ke kapur demin nga bishti jo nga briret.

Idea e Keskinit qe ka shkruar gjithe kete ka te bejne me qasjen qe kleriket kane ndaj qeverise duke mos mbajtur nje qendrim parimor sipas islamit por duke iu servilosur nga pak duke filluar nga kruetari  i komunitetit mysliman atje e deri tek hoxhallaret me te rendesishem, te cilet sipas levizjes se Nakshivendive po qasen me qeverine duke anashkluar vlerat e islamit.

Debati me i madh eshte qendrimi i nje gjasme hoxhe prane qeverise Hajredin Karaman i cili nxorri nje fetva sipas te ciles: DREJTUESIT (lexo Erdogani) E SHTETIT E KANE HALLALL te marrin 20 % te cdoi tenderi qe behet mqs jane ne krye dhe perpiqen per popullin. Ne kete menyre futi konceptin e SULLTANIT ne krye te shtetit dhe shteti si prone e tij.

Po ashtu, zoteria ne fjale qe drejton kete levizje eshte shprehur kunder qendrimit te Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Turqise ndaj ministrit te Brendshem atje, Efkan Ala dhe ish ministrit te Integrimit, te cilet jane tallur publikisht me KURANIN. Ai kritikon drejtuesit e fese islame ne Turqi se nuk reaguan sic duhet ndaj ketyre qassjeve duke iu lepire qeverise.

Shiizmi, isisi etj jane prpbleme te dores se trete dhe te katert qe ngre zoteria.

Po te doni ju bej edhe nje analize per kete ceshtje. Me kontaktoni ketu.

Faleminideirt per durimin!

Submitted by respublica (not verified) on

Pershendetje! Mund ta nisni analizen tuaj ne adresen: info@respublica.al. Kuptohet qe do te publikohet me emrin tuaj, qe besoj e kuptoni se eshte i nevojshem. Te mira!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.