Ministria e Arsimit akordon 600 kuota studimi për shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja

Postuar në 01 Tetor, 2014 08:32

Për të studiuar në universitetet publike të Shqipërisë,  Ministria e Arsimit do t’u akordojë 600 kuotat shqiptarëve që jetojnë në rajon. Ministrja Lindita Nikolla në një deklaratë për shtyp ditën e mërkurë, ka shprehur mbështetjen e kësaj ministrie në lidhje me 600 kuotat e studimit, akorduar kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. “Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 8 tetor 2014”, u shpreh Ministrja Nikolla. Kandidatët nga trojet shqiptare përfitojnë kuota për vazhdimin e studimeve në IAL publike, sipas VKM Nr. 517 datë 01.08.2014 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si  edhe tarifat e  shkollimit për vitin akademik 2014 – 2015”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.