Arkiv-Lajme

“Elbasan Arena”, gati për kombëtaren

Postuar në 03 Tetor, 2014 12:31

“Elbasan Arena” është gati për ndeshjen e 11 tetorit të kombëtares së Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë në stadiumin e rikonstruktuar bashkë me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Rikonstruksioni ka kushtuar 5.5 milionë euro dhe është një investim i përbashkët i qeverisë dhe FSHF-së.

s.z

Gazeta “Exspess”: Rama në Beograd do t'i kërkojë Qeverisë së Serbisë që ta njoh Kosovën

Postuar në 03 Tetor, 2014 10:55

Gazeta “Exspess” shkruan se Edi Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në Beograd do t'i kërkojë Qeverisë së Serbisë që ta njoh Kosovën. Rama gjatë këtij muaji do të bëjë një takim zyrtar në Serbi dhe ky do të jetë takimi i parë që një kryeministër i Shqipërisë do të bëjë në Serbi, qysh nga viti 1948.

Incident në konferencën e prokurorëve. Versione edhe për përplasje fizike mes Lallës dhe vartësit të tij, Shkëlqim Hajdari

Postuar në 03 Tetor, 2014 08:53

Sot është bërë i njohur lajmi se në konferencën e prokurorëve të mbledhur në hotel “Tirana” ka ndodhur një incident, i cili në të vërtetë pohoet edhe nga një sqarim zyrtar i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Mirëpo, disa nga mediat flasin përmes burimeve të tyre, se fjala është për një përplasje fizike, ku është përfshirë edhe vetë Llalla. “ABC NEWS”, por edhe “Dita” kanë përcjellë këtë version që duket se mund të jetë i vërtetë pse në sallë ishin rreth 200 vetë.

Bushati me përfaqësuesit e minoriteteve flet për mbështetjen e veprimtarisë në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor dhe kulturor

Postuar në 03 Tetor, 2014 08:04

Ministri Bushati zhvilloi të premten në Ministrinë e Punëve të Jashtme, një takim me përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve dhe me përfaqësues të shoqatave të minoriteteve të Shqipërisë. Ky takim, i cili kishte si qëllim forcimin e dialogut me shoqatat e pakicave, u zhvillua në kuadër të informimit dhe transparencës për rekomandimet e Këshillit të Evropës, mbi gjendjen e pakicave në Shqipëri.

Ambasada gjermane: “Raportim jo objektiv” i deklaratave të ministrit tonë të Brendshëm. Detaj: Burimi i lajmit ishte agjencia gjermane “DW”

Postuar në 03 Tetor, 2014 07:43

Ambasada gjermane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp, përmes së cilës përgënjeshtron raportimin mediatik të deklaratave të ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere. Ja çfarë thotë ambasada që kritikon raportimin objektivisht të pasaktë nga mediat shqiptare(disa prej tyre): “Nisur prej raportimeve objektivisht të pasakta të disa mediave rreth konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, z.

Yanukovych merr nënshtetësi ruse? Ndihmësi i ministrit të Brendshëm ukrainas shkruan se Putin ka firmosur tre dekrete sekrete

Postuar në 03 Tetor, 2014 07:10

Viktor Yanukovich, ish-presidenti i Ukrainës, mund të ketë marrë nënshtetësinë ruse. Dhe kjo vlen edhe për ish-kryeministrin Mykola Azarov, ish-prokurorin e Përgjithshëm Viktor Pshonka dhe familjarët e tyre. Lajmi bëhet i ditur “Radio Europa e Lirë”, e cila i referohet një statusi në “Facebook” të ndihmësit të ministrit të brendshëm ukrainas, Anton Herashchenko. Kjo gjë sipas tij është bërë e mundur përmes një dekreti sekret të presidentit rus, Vladimir Putin, ndërkohë që Ukraina ka nisur hetimet penale ndaj tre drejtuesve të dikurshëm të shtetit.

Raporti i KiE për Shqipërinë shpreh shqetësimin për përhapjen e gjerë të korrupsionit në të gjitha nivelet e gjyqësorit

Postuar në 03 Tetor, 2014 06:08

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar raportin për Shqipërinë, duke theksuar se pavarësisht progresit të arritur, vazhdojnë të mbeten shqetësuese çështje të tilla si paanshmëria e institucioneve të shërbimit civil, pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni. Raporti thekson se është mjaft e rëndësishme që të zbatohen reformat dhe paketat legjislative të miratuara. Asambleja vë theksin te reformat parlamentare për të cilat është rënë dakord nga mazhoranca dhe opozita, me qëllim funksionimin e duhur te parlamentit dhe dialogut politik.

Plotësimi i vendeve vakante në AMA, skualifikohet kandidati i katërt

Postuar në 03 Tetor, 2014 05:55

Komisioni parlamentar i Medias u mblodh të premte për të vijuar punën me përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). Komisioni vendosi të skualifikojë kandidaturën e Ilirian Dahri, i cili vinte nga Akademia Diplomatike, i diplomuar për letërsi.  Procesi përzgjedhës i kandidaturave për AMA-n ka nisur dy ditë më parë nga komisioni i Medias, në mungesë të deputetëve të opozitës.

PS-LSI, plasaritja e parë në publik

Postuar në 03 Tetor, 2014 05:40

Jo çdo gjë po shkon vaj në kampin e majtë. Pavarësisht përpjekjeve për të shmangur çdolloj përplasjeje në publik, dy forcat e mëdha politike të shumicës qeverisëse, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë jo pak dallime për çështje të ndryshme. Një e tillë është shënuar edhe në javën që po lëmë pas dhe që ka të bëjë me emërimin e avokatit Arjan Salati si anëtar i bordit drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Eduard Halimi deklaron se Partia Demokratike do të marrë pjesë në tryezën e reformës në drejtësi

Postuar në 03 Tetor, 2014 05:36

Opozita do të jetë e pranishme në tryezën e thirrur të hënën, në 6 tetor, nga Presidenti Nishani për reformën në drejtësi. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi të premten se “Opozita kërkon që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirje dhe me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve, duke siguruar një drejtësi të pavarur dhe pa ndikime politike”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme