Plotësimi i vendeve vakante në AMA, skualifikohet kandidati i katërt

Postuar në 03 Tetor, 2014 05:55

Komisioni parlamentar i Medias u mblodh të premte për të vijuar punën me përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). Komisioni vendosi të skualifikojë kandidaturën e Ilirian Dahri, i cili vinte nga Akademia Diplomatike, i diplomuar për letërsi.  Procesi përzgjedhës i kandidaturave për AMA-n ka nisur dy ditë më parë nga komisioni i Medias, në mungesë të deputetëve të opozitës. Sipas nënkryetarit të komisionit, Alfred Peza, maxhoranca do të skualifikojë kandidatët e saj deri sa të arrijnë tek numri 13, nga 26 që janë në total dhe më pas do të vijojë me përzgjedhjen e tre kandidatëve te saj, sikurse e parashikon ligji. Deri tani nga lista me 26 kandidatura janë skualifikuar 4 emra, ndërsa procesi po vijon intensivisht, ditë pas dite.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.