Raporti i KiE për Shqipërinë shpreh shqetësimin për përhapjen e gjerë të korrupsionit në të gjitha nivelet e gjyqësorit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar raportin për Shqipërinë, duke theksuar se pavarësisht progresit të arritur, vazhdojnë të mbeten shqetësuese çështje të tilla si paanshmëria e institucioneve të shërbimit civil, pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni. Raporti thekson se është mjaft e rëndësishme që të zbatohen reformat dhe paketat legjislative të miratuara. Asambleja vë theksin te reformat parlamentare për të cilat është rënë dakord nga mazhoranca dhe opozita, me qëllim funksionimin e duhur te parlamentit dhe dialogut politik. Megjithatë, Asambleja nënvizon se bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, nuk mund të bëhet i ligjshëm vetëm me rregulla procedurale, por për të nevojitet një ndryshim në sjellje dhe një kulturë bashkëpunimi, bazuar në vlerat demokratike dhe kulturore. Asambleja ka shprehur shqetësimin për përhapjen e gjerë të korrupsionit në të gjitha nivelet e gjyqësorit gjë që sipas saj, çon në dëmtimin e paanshmërisë dhe efikasitetin e këtij institucioni dhe iu bën thirrje autoriteteve të reformojnë Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë në të njëjtën vijë me rekomandimet e komisionit të Venecias. Në raport thuhet se pavarësisht një rritjeje në prokurori, treguesit më të shumtë janë që korrupsioni vitet e fundit në vend që të ulët, është rritur, çfarë tregon se masat dhe strategjitë për ta luftuar atë, kanë arritur rezultate të pakta. Asambleja gjithashtu mirëpret rolin efektiv të luajtur nga Avokati i Popullit në Shqipëri.
L.V
Add new comment