Gazeta “Exspess”: Rama në Beograd do t'i kërkojë Qeverisë së Serbisë që ta njoh Kosovën

Gazeta “Exspess” shkruan se Edi Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në Beograd do t'i kërkojë Qeverisë së Serbisë që ta njoh Kosovën. Rama gjatë këtij muaji do të bëjë një takim zyrtar në Serbi dhe ky do të jetë takimi i parë që një kryeministër i Shqipërisë do të bëjë në Serbi, qysh nga viti 1948. Gazeta “Exspess” shkruan gjithashtu se: “Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka konfirmuar, sot, se Kryeministri Edi Rama, ka në plan që të vizitojë Beogradin më 22 tetor, ku tema që do të diskutohet gjatë këtij takimi do të jetë kryesisht për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës në jug të Serbisë. Rreth 90 për qind e 35, 000 banorëve që jetojnë në Preshevë, janë shqiptarë. Bushati, ka thënë se Rama, po ashtu do të kërkojë nga Beogradi që të njoh pavarësinë e Kosovës”. Lideri i fundit i Shqipërisë, që ka vizituar Beogradin, ka qenë Enver Hoxha, i cili ishte takuar me liderin e Jugosllavisë në atë kohë, Josip Broz Tito në vitin 1946. Vitin e ardhshëm, pas këtij takimi, marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, janë prishur.
L.V
http://www.gazetaexpress.com/lajme/edi-rama-thote-se-ne-beograd-do-ti-kerkoje-qeverise-se-s-47121/
Add new comment