Incident në konferencën e prokurorëve. Versione edhe për përplasje fizike mes Lallës dhe vartësit të tij, Shkëlqim Hajdari

Sot është bërë i njohur lajmi se në konferencën e prokurorëve të mbledhur në hotel “Tirana” ka ndodhur një incident, i cili në të vërtetë pohoet edhe nga një sqarim zyrtar i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Mirëpo, disa nga mediat flasin përmes burimeve të tyre, se fjala është për një përplasje fizike, ku është përfshirë edhe vetë Llalla. “ABC NEWS”, por edhe “Dita” kanë përcjellë këtë version që duket se mund të jetë i vërtetë pse në sallë ishin rreth 200 vetë. “Pas zgjedhjes së prokurorit Dritan Rreshka në bordin e Magjistraturës, një grup prokurorësh paraqitën një peticion për shkakrimin e krytearit të shoqatës së prokurorëve Shkëlqim Hajdari. Ky i fundit replikoi me sekretaren e Përgjithshme të shoqatës, Ida Ahmetlliu, nga e cila pretendoi që kërkesa të mos përshihet në votim, pasi duhej bërë 30 ditë para mbledhjes. Ndërsa prokurori Shkelqim Hajdari ka fyer prokuroren Ahmetllia, ka ndërhyrë kryeprokurori Adriatik Llalla. Ky i fundit ka kërkuar që të ndalen debatet dhe prokurorët të lirojnë sallën(versioni i prokurorisë ky). Në këtë moment, mësohet se Shkëlqim Hajdari iu drejtua me fjalë fyese Adriatik Llallës, i cili është afruar dhe e ka goditur vartësin e tij me grushta”, përcjell “ABCNEWS”.
http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/46958
s.z
Add new comment