Eduard Halimi deklaron se Partia Demokratike do të marrë pjesë në tryezën e reformës në drejtësi

Postuar në 03 Tetor, 2014 05:36

Opozita do të jetë e pranishme në tryezën e thirrur të hënën, në 6 tetor, nga Presidenti Nishani për reformën në drejtësi. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi të premten se “Opozita kërkon që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirje dhe me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve, duke siguruar një drejtësi të pavarur dhe pa ndikime politike”. Vendimi i opozitës për të marrë pjesë në tryezën për reformën në drejtësi vjen në një kohë që PD-ja ka bojkotuar Parlamentin, por që mori pjesë në takimin e përbashkët të Komisionerit të BE-së për Zgjerimin Stefan Fule. Halimi u shpreh se në tyrezën e ditës së hënë do të shkojnë me propozime konkrete. Halimit tha gjithashtu se, “reforma në drejtësi u nis keq nga qeveria përmes përgatitjes së paketës personale. Reforma precipiton në zëvendësimin e disa njerëzve për të kapur politikisht drejtimin sistemit të drejtësisë”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.