Arkiv-Lajme

Shpend Ahmeti: Presidentes Jahjaga nuk i takon të propozojë emra për kryeministër

Postuar në 04 Tetor, 2014 02:54

Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, thotë se presidentja Jahjaga nuk duhet dhe nuk i takon që të propozoj emra konkret për kryeministër, në takimet që po bën me liderët e partive politike në vend. Ai thotë gjithashtu se ngërçi politik është duke shkaktuar mjaftë probleme për komunat, sidomos në Komunën e Prishtinës, të cilën ai e udhëheq. Sipas Ahmetit marrëveshja mes bllokut LAN dhe VV-së ende nuk ka përfunduar, pasi si e tillë është vetëm marrëveshje për parimet bazë, por jo edhe për qeverisjen.

PORTRET/ Ilia Terpini: Puna e palodhur me filmin. Si i zbulova yjet e kinemasë shqiptare

Postuar në 04 Tetor, 2014 02:22

Nuk e kam fare të vështirë të bëj portretin e një mjeshtri si Ilia Terpini, apo Lluit, siç e thërrasin miqtë e vjetër. Veç më duhen shumë faqe letre, një libër i tërë del mbase. Sepse dhe jeta e tij është shumë dinamike. Të paktën 15 vjet më parë me Ilian Terpinin kemi punuar bashkë në një televizion të quajtur “Alba”, unë gazetar, me një laps e bllok në xhep, ai operator me kamera në krah e një aparat fotografik të cilin nuk e hiqte asnjëherë nga gjoksi. Jemi miq të vjetër tashmë. Ia njohim huqet njëri-tjetrit.

Qeveritarët shqiptarë përfitojnë miliona lekë shtesë nga pjesëmarrja në borde dhe komisione

Postuar në 04 Tetor, 2014 02:11

“Gazeta Shqiptare” në një shkrim të së shtunës botuar me firmën e gazetarit Lorenc Rabeta, thotë se përveç të ardhurave nga pagat, qeveritarët e lartë përfitojnë edhe të ardhura të konsiderueshme shtesë. Kjo falë të qenit kryetarë apo anëtarë - paralelisht - në një listë të gjatë bordesh, këshillash e komisionesh shtetërore. Të ardhurat nga pjesëmarrja në këto komisione luhaten nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë për çdo pjesëmarrje, ndërkohë që duhet nënvizuar se disa prej tyre mblidhen edhe 12 herë në vit.

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin/Skënder Bruçaj: Kjo ditë synon bashkimin. Elvis Naçi: Shpresojmë pas dy vitesh të kemi xhaminë e re

Postuar në 04 Tetor, 2014 02:03

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin. Kremtimi i kësaj feste filloi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të falur Namazin. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.

Presidenti: “SHISH, punë të shkëlqyer. Mu kërkua largimi i Neritan Cekës. BKH, prokurori paralele. Deri më sot, 31 kanadidatë për Guvernator”

Postuar në 03 Tetor, 2014 19:43

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, përëballë një paneli gazetarësh me të cilët ka shkëmbyer mendimet dhe ka diskutuar, kryesisht për çështjen e reformës në drejtësi dhe për atë që po ndodh në KLD, për disa ligje të miratuara së fundmi, apo edhe për çështjen e Bankës së Shqiëprisë.

Khodorkovsky: “Putin po e çon Rusinë në situatën e vitit 1917”

Postuar në 03 Tetor, 2014 18:29

U tha se Mikhail Khodrokovsky u lirua nga burgu në marrëveshje me Vladimir Putinin, por me sa duket kjo nuk ka zgjatur shumë. Ai i është rikthyer aktivitetit duke dalë me qëndrime dhe deklarata në mediat perëndimore, që kontestojnë dhe kritikojnë hapur Putinin dhe dominimin e Rusisë prej tij. Kështu, Khodorkovsky ka deklaruar në një intervistë për “Bloomberg” se sjellja politike e Putinit, mund ta sjellë Rusinë në situata të ngjashme me vitin 1917.  “Kam frikë se Putini do ta çojë vendin në krizë shumë më shpejt se sa shumë vetë do të dëshironin.

Terroristët e ISIS i presin kokën Alan Henning, një britanik që dërgonte ndihma për viktimat e luftës

Postuar në 03 Tetor, 2014 17:15

Një tjetër video qarkullon në internet, që shfaq një tjetër makabritet. Terroristët e ISIS i presin kokën një tjetër pengu anglez, në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve të nisura nga SHBA e partnerët e saj. Mediat amerikane bëjnë me dije se pengu i vrarë është Alan Henning. Anglezi i cili punonte në vendlindje si taksist, u kap dhjetorin e vitit të kaluar në Siri, ndërsa po dërgonte ndihma për viktimat e luftës atje. Sipas tyre lajmi është bërë sërish i ditur nëpërmjet një video të postuar në internet ku mënyra e ekzekutimit është e njëjta si për rastet e tjera.

Enver Hoxhaj në Jamais Vu: "Koalicioni qeverisës PDK-LDK do të ishte një zgjidhje e mirë për Kosovën sot"

Postuar në 03 Tetor, 2014 14:32

Në programin ‘Jamais Vu’ të Mustafa Nanos që është duke u transmetuar në këto momente në Ora News (21.00-22.00) është i ftuar ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj. Ai ka folur edhe për krizën politike në Prishtinë, dhe për këtë është ngacmuar nga një foto, ku dukeshin katër udhëheqësit politikë që kanë marrë përsipër të ndërtojnë një koalicion qeverisës, me synimin për të rrëzuar qeverinë ‘Thaçi’. “Nuk kam simpati për asnjërin syresh”, tha ministri lidhur me Haradinajn, Kurti, Limajn e Mustafën. “Por bashkëpunimin me ta nuk do ta refuzoja asnjëherë”.

Ristrukturimi i “Piramidës” së Tiranës, përzgjidhet projekti i dy arkitektëve kinez

Postuar në 03 Tetor, 2014 13:37

“Piramida” e Tiranës do t'i nënështrohet ristrukturimit. Projekti i dy arkitektëve kinez, Seven Xin Chen dhe Nanji Xino, është përzgjedhur fitues për ristrukturimin e saj.

Përleshje masive në Hong-Kong. Në skenë hyjnë protestues filokinezë

Postuar në 03 Tetor, 2014 13:20

Në Hong-Kong situata mbetet shumë e tensionuar. Kërksat e protestuesve që kërkojnë ruajtjen e të drejtave demokratike janë me mijëra, një kundër rrymë po del në skenë. Filokinezët kanë sulmuar sot tendat dhe kanë grisur banerat e protestuesve pro-demokracisë. Kjo sic njofton “Reuters” ka detyruar  shumë njerëz të tërhiqen, pasi në këtë mënyrë po paralajmërohet një konflikt civil, që i konvenon Pekinit në alibitë e veta. Madje Federata e Studentëve në Hong-Kong, grupi kryesor i protestuesve, ka deklaruar se pas hyrjes në lojë të kundërprotestave qëndron Pekini zyrtar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme