Terroristët e ISIS i presin kokën Alan Henning, një britanik që dërgonte ndihma për viktimat e luftës

Një tjetër video qarkullon në internet, që shfaq një tjetër makabritet. Terroristët e ISIS i presin kokën një tjetër pengu anglez, në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve të nisura nga SHBA e partnerët e saj. Mediat amerikane bëjnë me dije se pengu i vrarë është Alan Henning. Anglezi i cili punonte në vendlindje si taksist, u kap dhjetorin e vitit të kaluar në Siri, ndërsa po dërgonte ndihma për viktimat e luftës atje. Sipas tyre lajmi është bërë sërish i ditur nëpërmjet një video të postuar në internet ku mënyra e ekzekutimit është e njëjta si për rastet e tjera. Në fund të videos, ekzekutori i ISIS kërcënon një tjetër peng, i identifikuar si Peter Edëard Kassig, amerikan. Edhe pse për momentin nuk është vërtetuar autenticiteti i videos, 47-vjeçari britanik është personi i 4-t që ekzekutohet nga ISIS. Këta të fundit nuk kanë dashur t'ja dine as për apelin e bashkëshortes së Henning, e cila iu përgjërohej ta lironin. Ditët e fundit familjarët e Henning kishin bërë lutje publike që ai të lirohej, por zëri i tyre nuk është dëgjuar.
L.V
Add new comment