Ristrukturimi i “Piramidës” së Tiranës, përzgjidhet projekti i dy arkitektëve kinez

“Piramida” e Tiranës do t'i nënështrohet ristrukturimit. Projekti i dy arkitektëve kinez, Seven Xin Chen dhe Nanji Xino, është përzgjedhur fitues për ristrukturimin e saj. Projekti i Chen është përzgjedhur mes dhjetëra materialeve të paraqitura nga arkitektë dhe studentë të arkitekturës, pasi ka pasur një pjesmarrje nga 35 shtete nga e giithë bota, si Kina, Japonia, India Gjermania etj. Idetë për restaurimin e Piramidës u paraqitën në kuadër të aktivitetit “Javët e Arkitekturës”, organizuar nga Universiteti Polis dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, ku dhe të premten u zhvillua në ambjentet e Piramidës edhe ceremonia e ndarjes së 5 çimeve fituese të konkursit të quajtur “Lost Architecture Competion”. Të gjitha projektet e paraqitura pasi u shqyrtuan nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si Zv.Ministri Zef Çuni, apo edhe nga arkitektët me përvojë profesionale si Gëzim Paçarizi (arkitekt kosovaro-sziceran), Sotir Dhamo (administrator i Universiteti polis, arkitekt), Artan Raça (Petagog, arkitetkt) Loris Rossi (arkitekt talian) Ledian Bregasi (kryetari i Unionit të Arkitektëve) kaluan në fazën finale të vlerësimit, ku nga 40 punime të paraqitura fillimisht, numri i tyre u reduktua në 30, për të shpallur sot edhe Projekti Piramides Foto Agim Dobi (4)5 fituesit. Besian Mehmeti nga Maqedonia është renditur si punimi i 5-të më i mirë, për tu ndjekur nga shqiptarja Arsida Ajazi e renditur në vëndin e 4-t, duke vazhduar me projektet dyshe të Julien Kornie dhe Benjamin Foëler nga Danimarka të renditur të 3-tët, atë të 2-të nga Edorita Lezingorta dhe Sara Novaro nga Spanja, për të shpallur edhe punimin fitues të cilin e fitoi projekti kinezëve Seven Xin Chen dhe Nanji Xino.
L.V
Comments
Paska nje te mire ky projekt
<p>Paska nje te mire ky projekt se me duket se ia ruan formen origjinale nderteses. Mgjt. sikur ia merr frymen me ate litarin e hedhur perrreth saj! Sikur te behej vetem nje ristrukturim, pa e ndryshuar fare, s'do ishte keq. Simbolet e te shkuares s'kane pse te ndryshohen </p>
Add new comment