Shpend Ahmeti: Presidentes Jahjaga nuk i takon të propozojë emra për kryeministër

Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, thotë se presidentja Jahjaga nuk duhet dhe nuk i takon që të propozoj emra konkret për kryeministër, në takimet që po bën me liderët e partive politike në vend. Ai thotë gjithashtu se ngërçi politik është duke shkaktuar mjaftë probleme për komunat, sidomos në Komunën e Prishtinës, të cilën ai e udhëheq. Sipas Ahmetit marrëveshja mes bllokut LAN dhe VV-së ende nuk ka përfunduar, pasi si e tillë është vetëm marrëveshje për parimet bazë, por jo edhe për qeverisjen. Kështu shprehet në një intervistë për “KosovaPress”, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Duke komentuar lajmet e fundit se presidentja mund të propozoj një zgjidhje konkrete, madje edhe ndonjë emër konkret për kryeministër duke e nxjerr emrin nga zarfi, Ahmeti thotë se presidentja nuk ka propozuar asnjë emër nga VV-ja për kryeministër, madje nuk i takon asaj që të propozoj emra konkret.
L.V
Add new comment