Përleshje masive në Hong-Kong. Në skenë hyjnë protestues filokinezë

Postuar në 03 Tetor, 2014 13:20

Në Hong-Kong situata mbetet shumë e tensionuar. Kërksat e protestuesve që kërkojnë ruajtjen e të drejtave demokratike janë me mijëra, një kundër rrymë po del në skenë. Filokinezët kanë sulmuar sot tendat dhe kanë grisur banerat e protestuesve pro-demokracisë. Kjo sic njofton “Reuters” ka detyruar  shumë njerëz të tërhiqen, pasi në këtë mënyrë po paralajmërohet një konflikt civil, që i konvenon Pekinit në alibitë e veta. Madje Federata e Studentëve në Hong-Kong, grupi kryesor i protestuesve, ka deklaruar se pas hyrjes në lojë të kundërprotestave qëndron Pekini zyrtar. Krahas kësaj bëhet e ditur se 6000 trupa ushtarake kineze gjenden tani në zonat e nxehta, edhe pse misioni i tyre mbetet i panjohur.

http://www.reuters.com/article/2014/10/03/us-hongkong-china-idUSKCN0HN03...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.