Khodorkovsky: “Putin po e çon Rusinë në situatën e vitit 1917”

Postuar në 03 Tetor, 2014 18:29

U tha se Mikhail Khodrokovsky u lirua nga burgu në marrëveshje me Vladimir Putinin, por me sa duket kjo nuk ka zgjatur shumë. Ai i është rikthyer aktivitetit duke dalë me qëndrime dhe deklarata në mediat perëndimore, që kontestojnë dhe kritikojnë hapur Putinin dhe dominimin e Rusisë prej tij. Kështu, Khodorkovsky ka deklaruar në një intervistë për “Bloomberg” se sjellja politike e Putinit, mund ta sjellë Rusinë në situata të ngjashme me vitin 1917.  “Kam frikë se Putini do ta çojë vendin në krizë shumë më shpejt se sa shumë vetë do të dëshironin. Rusia mund të përfundojë në përsëritjen e 1917-ës kur një person e çon vendin në krizë ekonomike dhe ne qartazi po ecim në atë drejtim”, tha Khodorkovsky(http://www.bloomberg.com/news/2014-10-03/khodorkovsky-sees-1...). Dhe kur vjen puna për krizën faktet janë të qarta. “The Moscow Times” raportonte sot se rubla po njeh vetëm rënie për tre muaj rresht duke detyruar Bankën Qendrore të ndërhyjë në fillim të këtij muaji. Paraprakisht, vetëm për tre muajt e parë të këtij viti, Banka Qendrore ka shpenzuar 72 miliardë dollarë për të mbështetur monedhën vendase. Po kështu “Exxon” dhe “Shell” janë nën presion nga sanksionet dhe mund të ndërpresin kërkimet për naftë, duke prekur fushën e investimeve. Nga ana e vet Kremlini ka vijuar me disa hapa që mund të thonë diçka. Ndërkohë që vlerësohet se sanksionet po rezultojnë dërrmuese për ekonominë dhe po shkëpusin vendin nga pjesa tjetër, Putin ka firmosur ligjin për ratifikimin e traktatit të Unionit Ekonomik Euraziatik, që parashikon lëvizje të lirë mallrash mes Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Kësaj i duhet shtuar edhe marrëveshja 400 miliardëshe me Kinën për rrjetin e gazit. Është interesante të sillet këtu pohimi i Khodrokovskyt, i cili ndër të tjera insistoi në intervistën për Bllomberg që “ne jemi pjesë e Europës. E gjithë kultura jonë është europiane. Të gjitha traditat tona po ashtu”. Nuk  po mungojnë në këtë situatë të tendosur edhe kundërmasat me karakter ushtarak, por që nuk dihet nëse kanë ndonjë domethënie reale, apo janë vetëm demonstrim force.  Në datën 29 shtator, presidenti rus i kërkoi  Dumës të ratifikonte marrëveshjen e parimeve bazë për krjmin e një Sistemi Sigurimi të Komandës së Forcave dhe Burimeve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive që është një lloj NATO-je e 6 republikave ish-sovjetike(http://eng.kremlin.ru/acts/23025). Vetë Departamenti i Shtetit ka publikuar një raport ku pohon se kapaciteti aktiv bërthamor i Rusisë së fundmi ka kaluar atë të SHBA-ve. Aktualisht Moska ka të dislokuara 1 643 mbushje bërthamore, një më shumë se SHBA dhe kjo shënon superioritet për herë të parë në 14 vjet. Më e rëndësishme është se rritja e dispozitivit të dislokuar ka ardhur që nga muaji mars, me aneksimin e Krimesë, kohë kur Rusia kishte vetëm 1 512 mbushje dhe 906 lëshues(http://www.themoscowtimes.com/business/article/russia-overta...). Mbetet e paqartë se cili është kursi aktual i Rusisë që nuk po arrin dot të shpëtojë nga goditja më e fortë: sanksionet dhe rënia ekonomike. Ndoshta nuk është rastësi që kjo “luftë e butë” e Perëndimit ndaj Kremlinit, po nxjerr në skenë, në këtë moment dobësie të dukshme, një faktor si Khodorkovsky. Për këtë të fundit Putin është në kurthin e ngritur nga vetë natyra e regjimit të tij, që është një regjim personal. “Të gjitha regjimet autoritariste, sidomos këto si ky i Rusisë, që nuk janë të bazuara në një ideologji, por mbi një person, janë shumë të paqëndrueshëm. Për të mbajtur pushtetin, liderët autoritaristë janë të detyruar të shkatërrojnë gjithçka rreth vetes, gjë që tanimë po e bën edhe Putin”, tha ish-manjati rus.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.