Arkiv-Lajme

FSHF i përgjigjet homologes serbe: Kushtëzimet tuaja për tifozët shqiptarë, të papranueshme

Postuar në 06 Tetor, 2014 10:27

Bileta ka, bileta s’ka. Fjala është për ndeshjen e kombëtares sonë të futbollit në Beograd, më 14 tetor, dhe debatin mbi pranin e tifozëve shqiptarë në stadium. Federata Shqiptare e Futbollit i ka kthyer përgjigjen Federatës serbe ku i kërkon pajisjen pa kushte të tifozëve shqiptarë me bileta. FSHF i cilëson kushtet e vendosura nga homologia serbe për praninë e tifozëve shqiptarë në Beograd, të parealizueshme.

Deputeti socialist Ndoka padit Bashën për shpifje: Shpresoj mos ta shpëtojë prapë procedura

Postuar në 06 Tetor, 2014 09:28

Kreu i Partisë Demokratike është paditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë deputeti Ndoka, i cili me anë të një statusi në rrjetin social “Fecebook” ka deklaruar se ka bërë një padi ndaj kreut të opozitës për shpifje ndaj tij. 

“Lulzim Basha paditet për shpifje prej meje për shpifjet e tij në emisionin Opinion në Tv Klan, Unë nuk i përgjigjem shpifjes me shpifje, ndaj shpresoj që Luli kësaj here mos të shpëtojë me procedurë por të gjykohet dhe të dënohet, kësaj here jo si hajdut por si shpifës.”-citohet në mesazhin e Arben Ndokës.

Numri dy i ambasadës së SHBA-së, Jardine: “Gjyqtarët e pandershëm duhet të ndëshkohen dhe disa të shkojnë në burg”

Postuar në 06 Tetor, 2014 08:33

Henry Jardine, i Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë ka folur sot në Konferencën mbi Reformën e Gjyqësorit në Shqipëri. Dhe Jardine ka qenë shumë më i drejtpërdrejtë në shprehjen e mendimeve të SHBA për nevojën e ndëshkimeve sesa ambasadori Arvisu. Pjesë nga fjala:

Ekonomia shënon rënie 0.61%, më negativet energjia, transporti dhe ndërtimi

Postuar në 06 Tetor, 2014 08:04

Ekonomia shqiptare në 3-mujorin e dytë ka pësuar rënie prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sipas drejtorit të INSTAT Gjergj Filipi, sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika janë ndikuesit kryesorë. “Kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit”, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind”.

Jahjaga në Beograd më 1 nëntor me ftesë të Komisionit Trilateral. Në takim edhe Edi Rama

Postuar në 06 Tetor, 2014 07:48

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thuhet se do të jetë në Beograd më 1 nëntor, ku do të zhvillohet një takim i Komisionit trilateral, i cili përbëhet  nga SHBA-BE-Japoni. “Shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimore, rruga e integrimit të tyre në BE”, është tema e takimit, i cili do të ketë prezencën edhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit ka parashikuar një vizitë zyrtare në Serbi më 22 tetor dhe me sa duket do të rikthehet në vendin fqinj, për së dyti brenda një jave.

Ngacmimet seksuale, kryekomunari i Libonikut dhe një kirurg në Berat nën akuzë

Postuar në 06 Tetor, 2014 04:31

Një pastruese nga Komuna Libonik ka akuzuar kryetarin e kësaj Komune, se i ka kërkuar seks që ta mbante në punë. Duke qenë se ajo ka refuzuar, ai e ka shkarkuar pastruesen nga puna. Denoncuesja është Miranda Shuli, ndërsa i akuzuari Petrit Kupe. “Kreu i Komunës më kërkoi marrëdhënie seksuale. Ai më ka kërkuar disa herë që të bëjmë marrëdhënie seksuale. Kjo, në mënyrë që të më mbante në punë. Pasi e refuzova kërkesën e tij, më hoqi nga puna. Për akuzat e mia kam dëshmitarë”, ka thënë ajo gjatë denoncimit në polici.

Grabitet Babai i teqesë në Gjirokastër, maskat dhunojnë dhe plagosin atë dhe të birin

Postuar në 06 Tetor, 2014 04:15

As klerikët nuk i shpëtojnë grabitjeve. Pesë persona të maskuar kanë dhunuar Babain e Teqesë “Baba Hasani” dhe djalin e tij, në fshatin Shtepëz i Ri në Gjirokastër dhe më pas kanë grabitur rreth 150 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës, ku personat e maskuar, kanë hyrë në banesën e Babait të Teqesë, dhe kanë goditur me sende të forta këtë të fundit dhe djalin e tij. Ata kanë vjedhur në banesë një shumë prej 150 mijë lekësh dhe disa bizhuteri. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
a.k

Nis tryeza për reformën në drejtësi, por nuk është “e rrumbullakët”

Postuar në 06 Tetor, 2014 03:16

Është mbledhur sot nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, tryeza e madhe e punës për Reformën në Drejtësi, ku janë ftuar të gjitha partitë politike.  Kreu i shtetit Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i PD Lulzim Basha, ulen së bashku per te disukutuar mbi temen “Reformimi i sistemit gjyqesor ne Shqiperi”, për të paraqitur dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë reforme të rëndësishme. Në tryezë të pranishëm jane  edhe përfaqësues të organizmave të huaja, të cilët prej vitesh mbështesin dhe monitorojnë Shqipërinë në sistemin e drejtësisë. Try

Lavdrim Muhaxheri nuk është i vetmi. Interpol vendos në listën e të kërkuarve 61 shtetas nga Kosova prej të cilëve 46 janë shqiptarë

Postuar në 06 Tetor, 2014 01:44

Nuk është Lavdrim Muhaxheri, shqiptari i vetëm nga Kosova që është në listën e organizatës më të madhe botërore që shpall persona në kërkim. “Tribuna” bën të ditur se janë 61 veta që shteti kosovar është duke i kërkuar nëpërmjet organizatës ndërkombëtare për persona në kërkim. 46 janë shqiptarë, 10 serbë, dy shtetas turq, një gjerman një nga Izraeli dhe Reynolds Roger nga Britania e Madhe. Më i vjetri është 65 vjeç ndërsa më i riu 23 vjeçar.

Balotazh në Brazil/ Presidentja Dilma Rousseff e para në zgjedhjet presidenciale, por nuk fiton shumicën absolute

Postuar në 06 Tetor, 2014 01:33

Votimet në Brazil nuk kanë përfunduar tërësisht. Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff doli e para në zgjedhjet presidenciale të së dielës por ajo nuk arriti të fitojë shumicën absolute të nevojshme për të mënjanuar balotazhin. Me gati të gjitha votat të numëruara Rousseff ka pak më shumë se 40% të votave, ndërsa social demokrati pro-biznesit Aecio Neves mori gati 34%. Balotazhi do të zhvillohet më 26 tetor.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme