Arkiv-Lajme

Biznesi kërkon ulje taksash për vitin 2015. Që nga TVSH-ja për fushën e turizmit e deri te ndërtimi, tatimi i pasurisë dhe akciza e birrës

Postuar në 08 Tetor, 2014 09:05

Me afrimin e kohës së diskutimit të projektbuxhetit të ri 2015, biznesi shqiptar ka ripërsëritur kërkesat e veta për ulje të barrës fiskale. Propozimet janë prezantuar nga presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi dhe ato përfshijnë: Në fushën e turizmit kërkohet ulja e TVSH nga 20 për qind deri në 10 për qind. Propozohet që ndërtuesit të mos paguajnë taksën e fitimit mbi pronarët e truallit. Së dyti, nuk duhet të paguajnë tatim pasurie për pjesët e pashitura. Së treti, nuk duhet të paguajnë taksë për parkimet nëntokësore.

Raporti i BSh-së: Jemi të parët në rajon për kreditë e këqija që arrijnë nivelin 24%. Shtohet rreziku për stabilitetin financiar

Postuar në 08 Tetor, 2014 08:41

Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të kredive të këqija në rajon. Banka e Shqipërisë në raportin për stabilitetin financiar të 6-mujorit përmend se stoku i kredive me probleme është në nivelin 24 %.

Po ashtu shihet edhe një rritje  vazhdueshme e kredive të humbura që nuk kanë asnjë shpresë rikuperimi. Treguesi i cilësisë së portofolit të  kredive është përkeqësuar ndjeshëm për bankat e vogla me rreth 5 pikë përqindje.

Majko, Tahiri dhe Kodheli, “favoritët” e PS-së për Bashkinë e Tiranës? Kush do të mund të fitojë...edhe mbështetjen e LSI?

Postuar në 08 Tetor, 2014 08:33

“Panorama” shkruante sot për një sondazh të PS-së për të testuar preferencën ndaj kandidatëve të saj potencialë për garën për Bashkinë e Tiranës në vitin 2015. Dhe në listë janë tre emra: Pandeli Majko, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodheli. Nëse ky lajm është i vërtetë atëherë bie spekullimi se edhe LSI-ja është në garën për kryetar. Nga ana tjetër, sondazhi është një lloj ligjërimi i kandidaturave në fjalë, mes të cilëve Kodheli ka dy avantazhe nisur nga perspektiva e kryeministrit aktual në përzgjedhjen e njerëzve: ka përvojë në punët e Bashkisë dhe është femër.

Greqia pret rritje të ekonomisë. FMN parashikon ritme zhvillimi 2,9% në 2015

Postuar në 08 Tetor, 2014 07:21

Zhvillim të ekonomisë greke për vitin 2015 dhe ulje të papunësisë parashikon Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN) në raportin për situatën e ekonomisë botërore (World Economic Outlook). Kështu thuhet në një njoftim të shpërndarë nga ambasada greke në Tiranë. Sipas raportit, ekonomia greke pritet të ketë në 2015-n një rritje ekonomike në nivelin 2,9%, kundrejt një rritjeje 0,6% për vitin në vazhdim. Inflacioni pritet të arrijë në 0,3%, kundrejt një deflacioni -0,8% në 2014. Bilanci i shkëmbimeve korrente pritet të mbetet suficitar, me suficitin të ulet në 0,1% të GDP nga 0,7% që është në 2014.

Fyle prezanton progres-raportin në PE. Komisioni i shqetësuar për bojkotin e opozitës

Postuar në 08 Tetor, 2014 06:25

Në prezantimin që i bëri progres-raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përshëndeti vullnetin e qeverisë për të çuar përpara reformat, por nuk fshehu shqetësimin për bojkotin e opozitës dhe përkeqësimin e klimës politike në vend. Fyle tha se qeveria duhet t’i krijojë mundësi opozitës që të kryejë funksionin e saj politik. Më tej komisioneri u ndal edhe në operacionet e suksesshme në luftën kundër drogës, duke thënë se qeveria duhet të shprehë angazhimin për të vijuar me kryerjen e reformave të ndërmarra.

“Otello” i Blushit mes 12 fituesve të çmimit europian të letërsisë. 5 mijë euro për çdo autor

Postuar në 08 Tetor, 2014 06:01

“Otello” i Ben Blushit është mes 12 librave fitues të çmimit europian të letërsisë, akorduar nga Komisioni Europian për autorët e rinj. Emrat e fituesve u lexuan në Panairin e Librit në Frankurt, ndërsa ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në nëntor. Në faqen zyrtare të Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë, biografia e Ben Blushit shoqërohet edhe me një përshkrim të librit që e bëri fitues. Stili narrativ, gjuha e pasur dhe erudicioni i thellë e vendos “Otello, Arapi i Vlorës” mes veprave më të arritura të letërsisë shqipe.

Bie me 38 % prodhimi i energjisë elektrike, KESH rinis importin

Postuar në 08 Tetor, 2014 04:09

Prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentralet e vendit ka rënë me 38 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifra është bërë publike nga Instituti i Statistikave në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2014. Rendimenti poshtë potencialit i kaskadës së Drinit dhe prodhuesve të tjerë të energjisë në vend është konfirmuar edhe në analizën 6-mujore të Kroporatës Elektroenergjetike. Në këtë interval rënia e prodhimit të energjisë është edhe më e madhe, duke pësuar një ulje me 46.9%.

Serbët e veriut të Kosovës “mbajnë peng” zgjedhjet e reja

Postuar në 08 Tetor, 2014 04:02

Kosova drejt zgjedhjeve të reja. Mosfunksionimi i rreth tridhjetë agjencive, ndërmarrjeve dhe institucioneve tjera publike e shtetërore për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të shpejta. Gazeta “Tribuna” shkruan se në fakt është arsyetimi ligjor që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do ta përdorë në rast të një veprimi të tillë, e që nuk pritet të jetë i largët. Sipas burimeve të gazetës “Tribuna”, pengesa e vetme drejt zgjedhjeve të reja është vullneti i qytetarëve serb në veri të Kosovës.

Plani për të nxjerrë nga tregu makinat e vjetra; viti i prodhimit dhe niveli i shkarkimit në mjedis

Postuar në 08 Tetor, 2014 03:01

“Nëse niveli i shkarkimit të një automjeti është mbi normat e lejuara, atëherë ky mjet nuk duhet të lejohet të qarkullojë” Kështu shprehet për gazetën “Panorama”, drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi. Viti i prodhimit dhe niveli i shkarkimit në mjedis do të jenë dy nga treguesit që do merren në konsideratë për nxjerrjen e automjeteve nga qarkullimi.

Harta fetare e botës: 33.39 për qind të krishterë dhe 22.74 për qind myslimanë

Postuar në 08 Tetor, 2014 02:30

Tanimë kemi dhe një hartë fetare të botës. Madje të ndara në përqindje. “Lajmi" i Shkupit duke iu referuar "The World Factbook" bën të ditur se numri i popullsisë në botë është 7.095.217.980. Kjo shifër është parë parasysh sipas të dhënave të korrikut të një viti më parë, raporton "The World Factbook".

Nga popullsia totale e globit, numri i të krishterëve është 33.39 për qind, nga të cilët, 16.85 për qind janë romano-katolikë, 6.15 për qind janë protestantë, 3.96 për qind janë ortodoksë dhe 1.6 për qind, anglikanë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme