Arkiv-Lajme

Shkrihet Task-Forca për kërkimin dhe identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist

Postuar në 10 Tetor, 2014 11:47

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar në mbledhjen e datës 1 tetor vendimin për krijimin e Task-Forcës së krijuar në vitin 2010, e cila do të kërkonte, gjente dhe identifikonte personat e ekzekutuar gjatë viteve të regjimit komunist.  Kjo është bërë duke shfuqizuar në të vërtetë vendimin e 24 shkurtit 2010, që ngrinte këtë Task-Forcë. Propozimi është bërë nga ministri i Brendshëm . në krye të Task-Forcës ka qenë zv.

Qeveria vendos: 1020 medalje me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit

Postuar në 10 Tetor, 2014 11:32

Qeveria ka marrë një vendim për dhënie të medaljeve me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 29 shtator dhe parashikon dy medalje që do të akordohen nga ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm: Medalja e Mirënjohjes, që do t’u jepet “personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë duke marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e vendit në periudhën 7 prill 1939 - 29 nëntor 1944”. Dhe Medalja e Nderit që do të jepet për punonjës së Forcave të Armatosura dhe ato të policisë, që kanë spikatur në detyrë.

Kryekomunari Prishtinës, Shpend Ahmeti, shprehet kundër vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd: "Xhelati duhet të kërkojë falje jo viktima"

Postuar në 10 Tetor, 2014 11:15

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vjen në Tiranë për të përcjellë mesazhin se “Vetëvendosja” është kundër vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd. Në studion e “Ora News”, ai tha: “Ne si “Vetëvendosje” kemi shprehur kundërshtimin për një vizitë të tillë, jo pse ne nuk jemi për marrëdhënie të mira të fqinjësisë së mirë mes shtetit shqiptar dhe atij serb, por mendojmë se, - për ta thënë shqip, - xhelati duhet të kërkojë falje jo viktima.

Raporti i FMN i përgatitur nga Padoan: Ekonomia shqiptare po shërohet

Postuar në 10 Tetor, 2014 10:01

Një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i përgatitur nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë italiane, Pier Carlo Padoan i cili është përgjegjës për Shqipërinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Italinë, del në përfundimin se “ekonomia shqiptare po shërohet”.

Meta kundërshton pretendimet e opozitës se është përjashtuar nga delegacionet e Kuvendit dhe thotë se ranë në kurth ata që e përgjuan

Postuar në 10 Tetor, 2014 08:13

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron se nga përgjimet ranë në kurth ata që i bënë. “Ishte kënaqësi që unë isha i pari në listë që më përgjuan. Problemi është se kanë rënë në kurth ata që kanë përgjuar. Këto punët e spiunimeve nganjëherë kthehen banale dhe kur njerëzit kërkojnë të japin rëndësi kur nuk ekziston. Të gjithë duhet të jenë të qetë pasi nëse është shkelur ligji, padyshim që do të ketë përgjejgës, nëse jo nuk do të ketë përgjejgësi” tha Meta.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se nuk ka asnjë rast të dyshuar me "Ebola" në Shqipëri. Po mbikëqyret kufiriri me Maqedoninë

Postuar në 10 Tetor, 2014 07:51

Përhapja e virusit “Ebola” në disa vende të botës, por dhe dyshimi për rastin e parë të shfaqur në Maqedoninë fqinjë, ka vënë në lëvizje Ministrinë Shqiptare të Shëndetësisë. Në një dalje publike para mediave, zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, duke informuar popullatën, ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat në pikën kufitare me Maqedoninë dhe në çdo pikë hyrëse.

Bashkimi Evropian reagon për Shqipërinë: Pavarësia e Bankës qëndrore duhet të jetë e garantuar

Postuar në 10 Tetor, 2014 06:31

Revista “Monitor” shkruan nw faqen e saj onlile: http://www.monitor.al/be-pas-arrestimit-te-guvernatorit-ruani-pavaresine-e-bankes/ se Bashkimi Evropian ka reaguar për herë të parë që nga arrestimi dhe shkarkimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Pa cituar emra të përvetshëm, në pjesën e stabilitetit makroekonomik, BE shpreh qëndrimin e saj mbi vazhdimësinë e bankës dhe ruajtjen e pavarësisë.

Reforma territoriale shkon në Gjykatën Kushtetuese. Bylykbashi i Partisë Demokratike dorëzon kërkesën

Postuar në 10 Tetor, 2014 05:57

Partia Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për reformën territoriale, me pretendimin se ndarja e re e territorit është një tentativë e mazhorancës për të hapur dhe fituar zgjedhjet lokale në tavolinë. Deputeti, Oerd Bylykbashi, pasi dorëzoi kërkesën për pezullimin e vlefshmërisë së ligjit për ndarjen e re administrative tha se dyshja Rama-Meta po kërkojnë krijimin e oligarkëve lokalë, ndërsa shprehu bindjen se gjykata do të vërë Kushtetutën mbi këtë shkelje flagrante.

Stokholm/ Çmimi Nobel ndahet mes Indisë e Pakistanit. Malala Yousafzay dhe Kailash Satyarthi janë fitues

Postuar në 10 Tetor, 2014 04:55

Stokholmi bëri të ditur fituesit për vitin 2014. Çmimi Nobel për Paqen këtë vit ka dy emra. Ai është ndarë mes Indisë dhe Pakistanit. Çmimi Nobel për Paqen 2014 iu dha sot adoleshentes pakistaneze, Malala Yousafzay dhe indianit Kailash Satyarthi për luftën e tyre kundër shkeljes së të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve dhe për të drejtat e të gjithë fëmijëve për arsim. Aktivistja Malala Yousafzay, ishte vetëm 16 vjeç, kur u emërua vitin e kaluar për të fituar Çmimin Nobel.

Itali/ Xhenova, përmbytje masive nga reshjet, një person humbi jetën

Postuar në 10 Tetor, 2014 04:31

Mediat italiane flasin për përmbytje katastrofike që kanë përfshirë disa rajone të veriut të Italisë. Alarmante, situata ka qenë gjatë natës në Xhenova, ku një person humbi jetën. Bëhet fjalë për një 57 vjeçar, kufoma e të cilit u gjet në një rrugë të bllokuar nga rëshqitjet e tokës dhe baltës si pasojë e reshjeve të dendura. Agjensia ANSA shkruan “Koha e keqe në Xhenova. Përplot lumenj, një i vdekur. Ndërkohë  që sipas ANSA-s specialistët thonë se "Nuk kishte asnjë paralajmërim". Pjesë të tjera periferike të qytetit u mbuluan nga ujërat e furishëm, që mbuluan edhe automjete.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme