Qeveria vendos: 1020 medalje me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit

Qeveria ka marrë një vendim për dhënie të medaljeve me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 29 shtator dhe parashikon dy medalje që do të akordohen nga ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm: Medalja e Mirënjohjes, që do t’u jepet “personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë duke marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e vendit në periudhën 7 prill 1939 - 29 nëntor 1944”. Dhe Medalja e Nderit që do të jepet për punonjës së Forcave të Armatosura dhe ato të policisë, që kanë spikatur në detyrë. Po kështu vendimi konsideron se për llojin e parë do të jepen 1000 medalje, kurse për të dytin 20 copë.
s.z
Add new comment