Kryekomunari Prishtinës, Shpend Ahmeti, shprehet kundër vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd: "Xhelati duhet të kërkojë falje jo viktima"

Postuar në 10 Tetor, 2014 11:15

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vjen në Tiranë për të përcjellë mesazhin se “Vetëvendosja” është kundër vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd. Në studion e “Ora News”, ai tha: “Ne si “Vetëvendosje” kemi shprehur kundërshtimin për një vizitë të tillë, jo pse ne nuk jemi për marrëdhënie të mira të fqinjësisë së mirë mes shtetit shqiptar dhe atij serb, por mendojmë se, - për ta thënë shqip, - xhelati duhet të kërkojë falje jo viktima. Me këtë vizitë po duket sikur shqiptarët prapë po e bëjnë hapin e parë sikur ne kemi faj për të kaluarën dhe jo pala serbe e cila fare nuk po tregon asnjë gatishmëri për të ndryshuar qëndrimin e saj drejt Kosovës. Nëse i kanë bërë të gjithë krimet dhe në asnjë mënyrë nuk kanë kërkuar falje dhe nuk duan të dëgjojnë për Republikën e Kosovës, ne mendojmë se ky është hap i hershëm dhe duhej të vinte së pari nga Republika e Serbisë dhe jo Republika e Shqipërisë”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.