Arkiv-Lajme

1-1 në “Elbasan Arena”

Postuar në 11 Tetor, 2014 15:45

Shqipëria ka barazuar në  ndeshjen e sotme me Danimarkën që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve të europianit 2016. Në minutën ’38 ka qenë Lenjani që ka shënuar për Shqipërinë. Goli i danezëve ka ardhur në minutën e 81, pas një aksioni në zonë. Po kështu edhe ndeshja tjetër e grupit tonë, Armeni-Serbi ka përfunduar barazim.

s.z 

Dule takon kongresmenët Bilirakis dhe Meeks. Temë, ndarja territoriale dhe “shkelja e të drejtave të minoritetit etnik grek në Himarë”

Postuar në 11 Tetor, 2014 14:39

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka zhvilluar sot takimin e paralajmëruar  me dy kongresmenët amerikanë, Gus M. Bilirakis dhe z. Gregory W. Meeks. PDNJ-ja ka shpërndarë një njoftim për këtë çështje ku informon për temat e takimit. “Ndërmjet çështjeve të tjera, Dule prezantoi edhe shqetësimin e PBDNJ-së, për ndarjen e re administrativedhe pasojave të shkeljes së të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek në Himarë”, thuhet në njoftium.

s.z 

Televizioni publik amerikan PBS, një emision për bregdetin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore

Postuar në 11 Tetor, 2014 11:42

ATSH bën të ditur se me ftesë të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit grupi amerikan mbërriti për të xhiruar bregdetin shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrinti. Domumentaristët janë fokusuar në xhirimet e  potencialit turistik të bregdetit shqiptar, planet për zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në veçanti fshatrat e bregdetit. Ekipi i Televizioni Publik Amerikan mbërriti në  Bordin e anijes së famshme “Windstar” anije e cila për herë të parë shkelte brigjet shqiptare.

L.V

Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit: Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotje mbi standardet e BE

Postuar në 11 Tetor, 2014 10:51

Përditë na takon të hamë një sasi të konsiderueshme pluhuri, apo tw ndotim mushkrit me dyoksidit azoti, por me sa duket jemi mësuar me këtë gjë. Sa i takon pluhurit dhe dyoksidit të azotit në ajër Tirana dhe Elbasani janë qytetet më të ndotur në Shqipëri. Sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi cilësinë e ajrit urban për periudhën Janar – Shtator 2014, ku janë monitoruar  9 qytete të vendi, pm10 , apo siç njihen ndryshe, grimcat e pluhurit, në Tiranë dhe Elbasan norma e kalon atë që është parashikuar nga Bashkimi Evropian.

Sanksionet, Rusia nis importin e mishit të krokodilit. Gazeta qeveritare shkruan edhe për vlerat e mishit të hipopotamit, peshkaqenit, strucit dhe kangurit

Postuar në 11 Tetor, 2014 10:38

Efekti i sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë dhe kundërpërgjigja e kësaj të fundit me bllokimin e importeve nga vendet perëndimore, po jep efekte serioze. Madje duke diktuar ndryshim edhe të politikave. Kështu “The Moscow Times” njofton se Agjencia për Inspektimin Shëndetësor dhe Veterinar, ka përfshirë së fundmi në listën e kompanive që lejohen të furnizojnë ushqime në tregun rus, edhe një kompani Filipinas, Coral Agri-ventures Farm, e cila prodhon mish të ngrirë krokodili.

Ambasadori britanik, Cliff, thotë se zgjedhjet nuk janë në interes të Kosovës

Postuar në 11 Tetor, 2014 10:32

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, bënë thirrje që të vazhdohet dialogu,e veçanërisht përpjekja e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Për diplomatin Britanik zgjedhjet e reja nuk i duken ide e mirë. Madje ai thotë se nuk janë në pozitën që Presidentja t’i thërret ato. Sipas tij, Kuvendi nuk mund ta zgjedhë këtë çështje derisa nuk konstituohet. Thotë se plotë vende janë ballafaquar me këtë situatë, por sipas tij, me dialog zgjidhet gjithçka. Në një shkrim të “Tribuna” thuhet se, Cliff mendon që është shumë e mundur që të gjendet një zgjidhje.

Djalli fshihet në detaje, ndryshimi i çmimit të energjisë prek afro 76% të konsumatorëve familjarë

Postuar në 11 Tetor, 2014 09:41

Deklarata  e ministrit të Financave Shkëlqim Cani për ristrukturim të çmimit të energjisë elektrike u jep fund dilemave të opinionit publik për një çështje kaq të ndjeshme. Qeveria  vendosi të mos e vazhdojë më lojën e ka kush e ka dhe të konfirmojë thënien popullore se ku ka zë nuk është pa gjë. 'Mandata' kësaj radhe erdhi  nga Uashingtoni.

Shënim: Grafiku i Ramës, “Voodoo statistics”

Postuar në 11 Tetor, 2014 09:15

Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një grafik, ku paraqitet rritja ekonomike në 9 muajt e parë të qeverisjes së tij, duke krahasuar çdo tremujor me tremujorin paraardhës (shih foton shoqëruese). Ky grafik të kujton etiketimin “Voodoo economics”, që kandidati për president i SHBA-së ne vitin 1980, George Herbert Bush, përdori për planin ekonomik të kandidatit rival brenda partisë, Ronald Reagan (Voodoo quhet një sekt mistik gjysëm fetar e gjysëm magjistar në Haiti).

BE ashpërson kontrollet kufitare. Kërkon të bllokojë pasaportat e personave të dyshuar që mund të shkojnë për të luftuar me terroristët

Postuar në 11 Tetor, 2014 07:24

Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-së, regjistrimit të të dhënave të pasagjerëve dhe bllokimit pasaportave pritet të ndalen terroristët që shkojnë për të luftuar krah IS-it. Në një shkrim të publikuar të shtunën, “Deutsche Welle” thotë se sulmi ndaj Muzeut Hebre në Bruksel në fund të majit, gjatë të cilit një xhihadist që ishte rikthyer në Belgjikë vrau katër vetë, i zgjoi ministrat e Brendshëm të BE-së.

Cani sqaron si do veprohet me çmimin e energjisë: Bie fasha 300 KV

Postuar në 11 Tetor, 2014 05:14

Shkëlqim Cani, ka lajmëruar shqiptarët për heqjen e fashës së mbrojtur 300 KV të konsumit të energjisë elektrike, e cila pas këtij vendimi do të paguhet me një çmim mesatar të njëjtë për të gjithë konsumatorët. Nga Uashingtoni,  ku ministri i financave Shkëlqim Cani po zhvillon aktualisht takime me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore, flet në një intervistë të posaçme për Monitor.al lidhur me çështjet kryesore që po diskutohen. “Jemi përqendruar te heqja e bllokut prej 300 kV dhe si do të kompensohen shtresat e varfëra. Për pagesën do të merret çmimi mesatar”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme