BE ashpërson kontrollet kufitare. Kërkon të bllokojë pasaportat e personave të dyshuar që mund të shkojnë për të luftuar me terroristët

Postuar në 11 Tetor, 2014 07:24

Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-së, regjistrimit të të dhënave të pasagjerëve dhe bllokimit pasaportave pritet të ndalen terroristët që shkojnë për të luftuar krah IS-it. Në një shkrim të publikuar të shtunën, “Deutsche Welle” thotë se sulmi ndaj Muzeut Hebre në Bruksel në fund të majit, gjatë të cilit një xhihadist që ishte rikthyer në Belgjikë vrau katër vetë, i zgjoi ministrat e Brendshëm të BE-së. Ata formuan një të ashtuquajtur "Grupi i Belgjikës", një grup shtetesh të Evropës Qendrore, nga të cilat kanë origjinën shumica e 3.000 luftëtarëve evropianë të grupit terrorist "Shteti Islamik". Sipas “Deutsche Welle”  Ky grup, në të cilin bën pjesë edhe Gjermania, i ka bindur tashmë të gjithë 28 anëtarët e BE-së për të vepruar shpejt dhe të vendosur kundër të ashtuquajturve luftëtar udhëtues. Franca, Britania dhe Gjermania janë duke praktikuar apo duke planifikuar bllokimin apo tërheqjen e pasaportave personave të dyshuar që mund të shkojnë për të luftuar me terroristët. Por për të shkuar në Turqi, dhe prej atje në Siri për momentin mjafton edhe letër njoftimi. Për këtë shkak ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere propozon që të dyshuarve si terroristë t'u merret si pasaporta dhe letra e njoftimit dhe të pajisen vetëm me një dokument zëvendësues në të cilin të shkruhet qartë: "Vetëm për udhëtim brenda Gjermanisë". Ky koncept ndoshta mund të miratohet nga shumica e partive në Bundestag. Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord për mbledhjen e të dhënave të pasagjerëve që udhëtojnë me avionë, në mënyrë të ngjashme si vepron SHBA-ja. Po ashtu në bashkëpunim me koncernet e internetit pritet të bllokohen edhe mesazhet dhe videot simpatizuese me IS-in.

 

L.V

 

http://www.dw.de/be-ashp%C3%ABrsim-i-kontrolleve-kufitare/a-17987697

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.