Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit: Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotje mbi standardet e BE

Postuar në 11 Tetor, 2014 10:51

Përditë na takon të hamë një sasi të konsiderueshme pluhuri, apo tw ndotim mushkrit me dyoksidit azoti, por me sa duket jemi mësuar me këtë gjë. Sa i takon pluhurit dhe dyoksidit të azotit në ajër Tirana dhe Elbasani janë qytetet më të ndotur në Shqipëri. Sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi cilësinë e ajrit urban për periudhën Janar – Shtator 2014, ku janë monitoruar  9 qytete të vendi, pm10 , apo siç njihen ndryshe, grimcat e pluhurit, në Tiranë dhe Elbasan norma e kalon atë që është parashikuar nga Bashkimi Evropian. Në kryeqytet, Rruga “Sami Frashëri”, pranë Liqenit Artificial është zona me e ndotur. Niveli i grimcave të pluhurit është 62.23 mikrogramë për metër kub, duke tejkaluar kështu jo vetëm normën europiane e cila është 40 mikrogramë, por edhe normën shqiptare që është 60 mikrogramë për metër kub. Sa i takon grimave të imta pm 2.5, raporti vëren se Fieri, Berati dhe Korça, janë qytetet ku ajri përmban nivel të lartë të këtyre grimcave. Raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thotë se në një test të kryer gjatë 24 orëve të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, rezultoi një rritje me 6 herë nga koha kur kishte ndalim trafiku, deri pasi ai u lejua.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.