Shënim: Grafiku i Ramës, “Voodoo statistics”

Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një grafik, ku paraqitet rritja ekonomike në 9 muajt e parë të qeverisjes së tij, duke krahasuar çdo tremujor me tremujorin paraardhës (shih foton shoqëruese). Ky grafik të kujton etiketimin “Voodoo economics”, që kandidati për president i SHBA-së ne vitin 1980, George Herbert Bush, përdori për planin ekonomik të kandidatit rival brenda partisë, Ronald Reagan (Voodoo quhet një sekt mistik gjysëm fetar e gjysëm magjistar në Haiti). Në rastin e grafikut të Kryeministrit Rama, për analogji, mund të përdorim etiketimin “Voodoo statistics”, sepse në vendet demokratike nuk përdoret krahasimi me tremujorin e mëparshëm, por krahasimi me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Kjo bëhet për të shmangur efektet sezonale.
Duke përdorur standardin ndërkombëtar, rritja mesatare ekonomike në 9 muajt fillestare te qeverisjes Rama (krahasuar me te njejten periudhe te nje vit me pare), sidoqoftë rezulton pozitive (0.7%). Dhe në qoftë se zhveshim në këta 9 muaj efektin e reshjeve në prodhimin e energjisë elektrike (që kanë qenë pothuaj sa gjysma e reshjeve të një viti më parë), rritja ekonomike rezulton 1.5%. (Shih http://respublica.al/opinion/2014/10/10/rritja-ekonomike-e-9-muajve-te-rilindjes-e-zhveshur-nga-efekti-i-reshjeve ).
E.Zaloshnja
Add new comment