Sanksionet, Rusia nis importin e mishit të krokodilit. Gazeta qeveritare shkruan edhe për vlerat e mishit të hipopotamit, peshkaqenit, strucit dhe kangurit

Postuar në 11 Tetor, 2014 10:38

Efekti i sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë dhe kundërpërgjigja e kësaj të fundit me bllokimin e importeve nga vendet perëndimore, po jep efekte serioze. Madje duke diktuar ndryshim edhe të politikave. Kështu “The Moscow Times” njofton se Agjencia për Inspektimin Shëndetësor dhe Veterinar, ka përfshirë së fundmi në listën e kompanive që lejohen të furnizojnë ushqime në tregun rus, edhe një kompani Filipinas, Coral Agri-ventures Farm, e cila prodhon mish të ngrirë krokodili. Më tej akoma, bëhet e ditur se zyrtarë rusë kanë vizituar së fundmi Indinë për të vlerësuar mundësinë e importit të mishit të buallit, i ndalur kohë më parë, për shkak të cilësisë. Mishi i krokodilit duket se do të zëvendësojë mishin e derrit dhe atë të lopës, një zgjedhje kjo me gjasë e detyruar. “MT” citon edhe titullin e një artikulli në gazetën qeveritare “Rossiiskaya Gazeta” , në të cilin vlerësoheshin cilësitë kulinarike të mishrave që përndryshe mbeten ekzotike për pjesën më të madhe të popullit rus. “Krokodilë në zgarë dhe hipopotamë në hell”, titullohet artikulli, që sipas “MT” fliste edhe për shijen e mishit të kangurit, peshkaqenit dhe strucit. Duket si shkrim gati humoristik,  pasi përpjekje të tilla propagandistike ofendojnë një komb të tërë, por temës i ka kushtuar rëndësi edhe gazeta “The Guardian” në Britani. (http://www.theguardian.com/world/2014/oct/09/crocodile-meat-russia-snap-sanctions-philippines)

http://www.themoscowtimes.com/business/article/russia-to-import-crocodile-meat-to-replace-sanctioned-pork-beef/509165.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.