Arkiv-Lajme
Raportime të ndryshme për vizitën e një delegacioni të Kongresit amerikan në Tiranë
“ATSH” raporton se një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA do të vizitojë këtë të shtunë Shqipërinë dhe se me këtë rast do të zhvillojë takime me zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe me përfaqësue të komuniteteve fetare. Anëtarë të delegacionit do të jenë Gus Bilirakis i Floridas, përfaqësuesi Jack Kingston i Xhorxhias dhe përfaqësuesi i Nju Jorkut, Gregory Meeks.
Sanksionet, koncerni “Kallashnikov” humbet tregun europian. Qeveria ruse do të ndërhyjë me 126 milionë dollarë për modernizimin
Sanksionet ndaj Rusisë, kanë goditur edhe një nga pikat e forta të eksporteve të saj, ose të paktën nja nga produktet më të njohura në botë si “Made in Russia”. Bëhet fjalë për Kallashnikovin, koncerni përgjegjës i të cilit do të financohet me 126 milionë dollarë për të moderinuzra bazën teknologjike. Goditja nga sanksionet erdhi pasi koncerni prodhon edhe pajisje për përdorim civil, si armë gjuetie apo edhe shotgun, tregjet tradicionale të të cilave ishin në Europë.
Qeveria, 107 milion lekë për 170 shpronësime në rrugën Tiranë-Elbasan, Unazën Lindore të Shkodrës, rrugën Trans-Ballkanike dhe sheshin “Nënë Tereza”
Qeveria ka miratuar fondet përkatëse për shpronësimet e kryera në vepra madhore infrastrukturore në mbarë vendin. 5 vendimet e shpronësimit kanë një vlerë totale prej rreth 107 milion lekë dhe përfitues do të jenë 170 pronarë. Më konkretisht, janë miratuar shpronësimet për autostradën Tiranë-Elbasan, ku 15 milion lekë do të jepen për kompensimin e kulturave bujqësore dhe drurëve frutorë ndërsa 41 milion lekë për trojet që preken nga ky aks i rëndësishëm rrugor.
Anketa në Austri, 61% e të pyeturve, kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE
61% e austriakëve janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një sondazh të qendrës Austriakë për Politikë Europiane të anketuarit kanë shprehur qëndrimin e tyre për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke u shfaqur refuzues në përgjithësi për vendet e ballkanit.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se në vitin 2014 është shtuar përqindja e popullsisë austriake që kundërshton zgjerimin e bllokut.
Turqia kryeson në listën e vendeve që austriakët nuk dëshirojnë të futet në Bashkimin Evropian.
Patrick Mondiano shpallet fitues i Nobelit për letërsinë për vitin 2014
Patrick Mondiano, autor me origjinë franceze është shpallur fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë për vitin 2014. “Marcel Proust i kohës sonë”, e ka cilësuar punën e tij Akademia suedeze. Ai doli fitues ndaj dy pretendentëve të tjerë: japonezit Haruki Murakami dhe kenianit Ngugi wa Thiong'o.
s.z
Vrojtimi i BSH: 29 % e familjeve shqiptare në borxhe
Të paktën 29 % e familjeve shqiptare janë në borxhe. Kjo e dhënë del nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, e cila ka konstatuar se rreth 60 për qind e borxheve janë informale, pra jo nëpër banka apo institucione të tjera financiare.
Revista “Monitor”(versioni online), duke analizuar të dhënat e vrojtimit, raporton se numri i personave që marrin të ardhura në një familje është reduktuar me 4 %. Ky vrojtim është kryer në një kampion përfaqësues prej 2010 familjesh të shpërndara në 16 rrethe të ndryshme të vendit, ku janë përgjigjur rreth 90% e familjeve të intervistuara.
Arrestime të disa zyrtarëve në Kosovë. Shoqërohet edhe ministri i Shëndetësisë Ferid Agani
Në Kosovësot janë ndërmarrë një sërë arrestimesh që sipas mediave kosovare janë urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike. “Express” jep edhe emrat e 9 personave të ndaluar, disa prej të cilëve janë zyrtarë të Miniustrisë së Shëndetësisë. Po kështu edhe ministri Ferid Agani është shoqëruar në polici me makina të kësaj të fundit, por nuk jepen të dhëna për statusin e tij.
Shkarkohet Shkëlqim Hajdari, që merret në mbrojtje. Reagimi: “Kam njoftuar presidentin, kryeminstrin dhe kryetarin e kuvendit me një material top sekret”
Kreu i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari është shkarkuar sot nga detyra. Në vend të tij është emëruar Dritan Peka, që sipas “ATSH” vjen në postin e ri në funksion të “rritjes së efiçencës në prokurori”. “Po ashtu mësohet se ky ndryshim ka ardhur dhe si rrjedhoje e kërkesës së depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme nga rreth 15 prokurorë të cilët kërkonin shkarkimin e Hajdarit i cili drejtonte Prokurorinë e Apelit prej disa vitesh”, vijon “ATSH”. Para disa ditësh Hajdari u konfliktua me kryeprokurorin Adriatik Lalla dhe kjo ngjarje peshon mbi vendimin e sotshëm të Lallës.
Dështon seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës mbajti sot një seancë konstituive të thirrur nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje. Seanca u drejtua nga Teuta Rugova, e cila është deputetja më e vjetër pas Flora Brovinës.
Kjo e fundit nuk iu përgjigj kërkesës së bllokut të 4-partive për zhvillimin e séances plenare ku do të bëhej përpjekja e rradhës për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.
A po krijohet distancë mes Nishanit dhe Berishës?
Pati mbështetjen personale të ish-kryeministrit Berisha kur u zgjodh si kandidaturë për president i Republikës dhe më pas në votimin në parlament, kur ish-lideri i demokratëve gjeti dakordësinë me LSI-në të miratonte zgjedhjen e tij në krye të shtetit.