Anketa në Austri, 61% e të pyeturve, kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE

61% e austriakëve janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një sondazh të qendrës Austriakë për Politikë Europiane të anketuarit kanë shprehur qëndrimin e tyre për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke u shfaqur refuzues në përgjithësi për vendet e ballkanit.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se në vitin 2014 është shtuar përqindja e popullsisë austriake që kundërshton zgjerimin e bllokut.
Turqia kryeson në listën e vendeve që austriakët nuk dëshirojnë të futet në Bashkimin Evropian.
84% për qind e të pyeturve janë shprehur kundër anëtarësimit të Ankarasë në familjen europiane. Fill pas Turqisë vijnë Kosova dhe Shqipëria, e para me 63% të të pyeturve kundër dhe e dyta me 61%. Nuk mbetet pas as Serbia me 58%, Mali i Zi me 57% Maqedonia me 56% dhe Bosnje-Hecegovina me 55%.
Analistët thonë se kundërshtia e lartë për anëtarësimin e një vendi si Turqia vjen për shkak të zhvillimeve politike dhe qëndrimit ndaj konfliktit në Siri, ndërsa refuzimi për vende të Ballkanit perëndimor si Shqipëria e Kosova lidhet me imazhin e këtyre vendeve.
http://www.kathimerini.gr/787184/article/epikairothta/kosmos...
l.m
Add new comment