Shkarkohet Shkëlqim Hajdari, që merret në mbrojtje. Reagimi: “Kam njoftuar presidentin, kryeminstrin dhe kryetarin e kuvendit me një material top sekret”

Postuar në 09 Tetor, 2014 08:20

Kreu i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari është shkarkuar sot nga detyra. Në vend të tij është emëruar Dritan Peka, që sipas “ATSH” vjen në postin e ri në funksion të “rritjes së efiçencës në prokurori”. “Po ashtu mësohet se ky ndryshim ka ardhur dhe si rrjedhoje e kërkesës së depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme nga rreth 15 prokurorë të cilët kërkonin shkarkimin e Hajdarit i cili  drejtonte Prokurorinë e Apelit prej disa vitesh”, vijon “ATSH”. Para disa ditësh Hajdari u konfliktua me kryeprokurorin Adriatik Lalla dhe kjo ngjarje peshon mbi vendimin e sotshëm të Lallës. Po kështu Hajdari ka bërë të ditur se është marrë në mbrojtje të posaçme, pasi siç u shpreh ai “pasi para dy ditëve kam njoftuar presidentin,kryeminstrin dhe kryetarin e kuvendit me një material top sekret , lidhur me përfshirjen direkte të zotit Llalla në incidentin e datës 3 tetor në hotel Tirana”.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.