Dështon seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit të Kosovës

Postuar në 09 Tetor, 2014 07:31

Kuvendi i Kosovës mbajti sot një seancë konstituive  të thirrur nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje. Seanca u drejtua nga Teuta Rugova, e cila është deputetja më e vjetër pas Flora Brovinës.

Kjo e fundit nuk iu përgjigj kërkesës së bllokut të 4-partive për zhvillimin e séances plenare ku do të bëhej përpjekja e rradhës për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Deputetët e pranishëm akuzuan partinë e Thaçit se po mban peng vendin për qëllime personale duke bllokuar zgjedhjen e kreut të ri të parlamentit. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në këtë seancë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.