Arkiv-Lajme
Krerët e politikës së Kosovës marrin sinjale nga BE për zgjidhjen e krizës. Presidentja Jahjaga në pritje të ideve të reja
Liderët partiakë, të Kosovës pavarësisht aventurave politike e interesave të tyre personale, kanë marrë sinjale të qarta edhe nga Bashkimi Evropian përmes Raportit të Progresit se institucionet e reja duhet të krijohen sa më shpejt. Kështu shkruan sot “Tribuna” e cila thotë se Presidentja Atifete Jahjaga pritet të vazhdojë sërish serinë e takimeve me liderët e partive parlamentare në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin politik.
Zbardhet relacioni, ja si do të ndryshojë çmimi i cigareve përgjatë 3 viteve
Në seancën e fundit plenare, Kuvendi votoi për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në ligjin për akcizat. Ndryshimet në këtë ligj do të ndikojnë kryesisht në rritjen e çmimit për duhanin dhe produktet e tij për një periudhë 3 vjeçare.
Albpetroli, hetim për grup kriminal. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistron procedim penal me akuzën: “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”
“Padia e KLSH, hetim për grup kriminal në Albpetrol. Regjistrohet procedimi me dy akuza”. Ky është dhe titulli i një shkrimi të gazetarit Trazhgim Sokolaj që e përditshmja “Panorama” ka botuar sot. Në këtë shkrim thuhet se Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistron procedim penal me akuzat “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal” për abuzimet në shoqërinë “Albpetrol”, të renditura në padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Intervista/ Dorian Koçi: Të gjitha pavijonet e Muzeut Historik do të rishikohen e përshtaten në bazë të dokumenteve shkencorë
Teksa përgatitesha të realizoja një intervistë me Dorian Koçin, studiues historie e nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar, në mend më erdhi një bisedë e para do kohëve që kisha bërë me Petraq Kolevicën, arkitekt e inxhinier ndërtimi. Ai më pat thënë se në fund të vitit 1976 u lajmërua që i duhej të punonte për projektimin e këtij Muzeu. Këtu është dhe pika e nisjes. Më pas Kolevica më pat rrëfyer se fillimisht Muzeu ishte konceptuar të ndahej në tri pjesë ku të trajtoheshin: Periudha para luftës, Lufta Nacional Çlirimtare, Ndërtimi i Socializmit.
Maqedonia në pritje të ethshme për ebolën, në spitalin e Shkupit vdes një britanik me simptoma të ngjashme
Ethe paniku në Maqedoni. Vdekja e britanikut ka bërë në një spital të Shkupit mjekët të ngrejnë dyshimin se ai kishte simptoma të ebolas. Rezultatet përfundimtare pritet të mbërrijnë nga Gjermania. Sipas agjensisë “INA”, autoritetet e Klinikës Infektive në Shkup theksuan se për 48 orë do të dihet se pacienti anglez i lindur në 1956 a ishte i sëmurë nga ebola apo ndonjë virus tjetër hemorragjik. Mostrat nga obduksioni i kryer menjëherë janë dërguar në një laborator prestigjioz gjerman dhe pritet rezultati i tyre për të konfirmuar se a ka ebolë në Maqedoni.
Arrestime në Britaninë e Madhe pas alarmit për një sulm terrorist të planifikuar
Strukturat e sigurisë në Britaninë e Madhe janë në alarm rreth një sulmi terrorist të planifikuar. “Zëri i Amerikës” bën të ditur se policia britanike ka arrestuar të dyshuarin e pestë lidhur me këtë komplot terrorist. Ai u bashkohet katër burrave të tjerë që u arrestuan në Londër pak ditë më parë. Zyrtarët nuk kanë dhënë hollësi lidhur me sulmin e planifikuar, por thane se ai ishte në fazat fillestare dhe e cilësuan si të rëndësishëm dhe serioz. Të paktën një nga të dyshuarit thuhet të ketë lidhje me militantët islamik në Siri. Britania e ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në gusht.
Përgjimet, dekriminalizimi i Parlamentit dhe gjyqësori
Publikimi dje në “Opinion, i pjesëve të raportit të komisionit të Sigurisë për kontrollin e përgjimeve të realizuara nga SHISH, qoftë dhe duke u ndalur tek emrat e përmendur, ofron një element të ri në të gjithë lojën e akuzave që ka muaj që zhvillohet. Së pari, duhet nënvizuar se emrat e deputetëve apo edhe politikanëve kryesorë që rezultojnë në përgjimet e SHISH, janë aty, siç u tha në materialin e lexuar, si rezultat i komunikimeve me persona për të cilët Prokuroria kishte dhënë autorizimin për përgjim.
A është Meta politikani që rezulton në 700 përgjime? Kryeparlamentari reagon në “Top Story”: Përgjegjësi nëse është shkelur ligji
Ndërsa në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut po publikoheshin detaje nga raporti mbi përgjimet e shërbimit sekret, kreu i Kuvendit Ilir Meta (emri i të cilit figuron në listën e të përgjuarve) ka pranuar gjatë intervistës në “Top Story” se zotëron një kopje të raportit. Gjatë bashkëbisedimit, drejtuesi i emisionit Sokol Balla ka publikuar detajin se Meta rezulton të jetë politikani, emri i të cilit figuron 700 herë në përgjime. Vetë kryeparlamentari është shprehur se nëse do të rezultojë se ka shkelje ligji, atëhere secili do të mbajë përgjegjësitë respektive.
Të gjithë të përgjuar me autorizim të Prokurorit...
Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevizut është lexuar një material përmbledhës për përgjimet e realizuar nga SHISH, e që janë nxjerrë në dritë nga një raport i deputetëve të Parlamentit shqiptar. Po kështu theksohet se dokumenti nuk i është vënë në dispozicion Presidentit. Materali është zbardhur nga “Lapsi.al”, i plotë dhe fjalë për fjalë, kështu që po e përcjellim në mënyrë integrale, meqenëse paraqet interes.
Tv “Klan” shënjestron Bashkinë e Tiranës
Në një kronikë lajmesh, televizioni “Klan” e krahason Tiranën e sotme me Kandaharin. Kronika i referohet faktit se rrugët kryesore të kryeqytetit janë bërë të pakalueshme për shkak të tregtarëve ambulantë. “Lapsi.al” e ka cilësuar si një kritikë që ky televizion i bën Bashkisë së Tiranës që drejtohet nga kreu i PD-së Lulzim Basha.