Maqedonia në pritje të ethshme për ebolën, në spitalin e Shkupit vdes një britanik me simptoma të ngjashme

Postuar në 10 Tetor, 2014 02:10

Ethe paniku në Maqedoni. Vdekja e britanikut ka bërë në një spital të Shkupit mjekët të ngrejnë dyshimin se ai kishte simptoma të ebolas. Rezultatet përfundimtare pritet të mbërrijnë nga Gjermania. Sipas agjensisë “INA”, autoritetet e Klinikës Infektive në Shkup theksuan se për 48 orë do të dihet se pacienti anglez i lindur në 1956 a ishte i sëmurë nga ebola apo ndonjë virus tjetër hemorragjik. Mostrat nga obduksioni i kryer menjëherë janë dërguar në një laborator prestigjioz gjerman dhe pritet rezultati i tyre për të konfirmuar se a ka ebolë në Maqedoni. “Ina” njofton se britaniku kishte hyrë në vend më 2 tetor, dhe kishte qëndruar në hotelin Super 8 në qendrën tregtare Mavrovasja në Shkup, i shoqëruar nga një partner i tij i biznesit. Partneri i tij vazhdon të jetë i izoluar dhe se ai ka thënë se nuk kishin udhëtuar në vendet afrikane ku është përhapur virusi vdekjeprurës.

 

L.V

 

http://ina-online.net/maqedoni/47546.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.