Albpetroli, hetim për grup kriminal. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistron procedim penal me akuzën: “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Postuar në 10 Tetor, 2014 03:07

“Padia e KLSH, hetim për grup kriminal në Albpetrol. Regjistrohet procedimi me dy akuza”. Ky është dhe titulli i një shkrimi të gazetarit Trazhgim Sokolaj që e përditshmja “Panorama” ka botuar sot. Në këtë shkrim thuhet se Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistron procedim penal me akuzat “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal” për abuzimet në shoqërinë “Albpetrol”, të renditura në padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Më 3 tetor 2014 KLSH dorëzoi në prokurori kallëzimin penal për abuzime financiare të dyshuara, të cilat në total kapin vlerën 9.5 milionë euro. Dosja penale është depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka për kompetencë hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë bazuar në ndryshimet ligjore të këtij viti. Investigimi i “Panoramës” thotë se pasi ka marrë kallëzimin e KLSH-së, organi i akuzës ka kryer për rreth një javë verifikimin e materialit dhe ditën e djeshme ka vendosur regjistrimin e procedimit penal. Kjo procedurë, sipas burimeve, nënkupton se padia e KLSHsë ka elemente të veprës penale, ndërsa prokuroria gjykon se nga shkeljet e konstatuara hetimi duhet të zhvillohet për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grupi i strukturuar kriminal”

 

L.V

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.