Zbardhet relacioni, ja si do të ndryshojë çmimi i cigareve përgjatë 3 viteve

Postuar në 10 Tetor, 2014 03:23

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi votoi për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në ligjin për akcizat. Ndryshimet në këtë ligj do të ndikojnë kryesisht në rritjen e çmimit për duhanin dhe produktet e tij për një periudhë 3 vjeçare.

Referuar projektligjit të depozituar në Kuvend, rritja e parë e akcizës do të  jetë 20 lekë për paketë. Kjo rritje do të bëhet menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, pa pritur fillimin e vitit 2015. Ndërkohë, rritja tjetër e akcizës do të bëhet në vitin 2016 dhe në vitin 2017 me përkatësisht 10 lekë për paketë. Politika e rritjes së çmimit të cigarëve, sipas deklarimeve të ekzekutivit, ka si qëllim dekurajimin e konsumit të tyre.

Referuar relacionit të projektligjit që pritet të shqyrtohet javën e ardhshme “në linjë me rritjen e akcizës së cigareve propozohet rritja e akcizës së duhanit të dredhur me 1400 lekë/ kg deri në fund të vitit 2015 dhe me një rritje prej 700 lekë/kg për 2 vitet në vijim”. Efekti në të ardhura është 200 milionë lekë për vitin 2015 dhe 100 milionë lekë për 2 vitet në vijim.

Ndryshimet

Rritje me 20 lekë/paketa nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri më 31 dhjetor 2015

Rritje me 10 lekë/paketa nga 1 janari në dy vitet në vijim, 2016 dhe 2017

Rritje e akcizës së duhanit të dredhur me 1400 lekë/ kg deri në fund të vitit 2015

Rritje e akcizës së duhanit të dredhur me 700 lekë/kg për 2 vitet në vijim

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.