Krerët e politikës së Kosovës marrin sinjale nga BE për zgjidhjen e krizës. Presidentja Jahjaga në pritje të ideve të reja

Liderët partiakë, të Kosovës pavarësisht aventurave politike e interesave të tyre personale, kanë marrë sinjale të qarta edhe nga Bashkimi Evropian përmes Raportit të Progresit se institucionet e reja duhet të krijohen sa më shpejt. Kështu shkruan sot “Tribuna” e cila thotë se Presidentja Atifete Jahjaga pritet të vazhdojë sërish serinë e takimeve me liderët e partive parlamentare në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin politik. Sipas “Tribunës” pas takimeve të fundit me kreun e shtetit, liderët politik, sidomos nga blloku i koalicionit paszgjedhor, e patën përjashtuar mundësinë që zgjidhja e krizës rreth formimit të institucioneve të arrihet përmes rolit të presidentes. Ky bllok kryesisht ishte mbështetur në një zgjidhje që, sipas bindjeve të lidershipeve të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, do të arrihej përmes debatit parlamentar. Por, së fundi, është vërtetuar edhe një fakt tjetër se PDK dhe pakicat nuk do ta kërkojnë këtë zgjidhje përmes debatit parlamentar. “Tripuna” shkruan gjithashtu se tanimë, presidentja mund të presë ide tjera nga lidershipet e PDK-së dhe bllokut paszgjedhor.
L.V
Add new comment