Arkiv-Lajme

“Express”: “Godasin” enveristët e përbetuar të Kosovës: Çohu Enver!

Postuar në 12 Tetor, 2014 06:44

Dhjetëra ithtarë të Enver Hoxhës nga qytete të ndryshme të Kosovës, kanë ndërmarrë të dielën një marsh simbolik në përkujtim të 106 vjetorit të lindjes së liderit komunist shqiptar, Enver Hoxhës; 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi; dhe 4-vjetorit të themelimit të formacionit i njohur si Fronti për Kultivimin e Veprës Revolucionare të Enver Hoxhës, me seli në Ferizaj.

Drafti, Bashkia e Tiranës me 65 këshilltarë

Postuar në 12 Tetor, 2014 06:27

Tirana, si bashkia më e madhe në vend, do të ketë 65 këshilltarë. Kjo është parashikuar në draftin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Gazeta “Shqip” ka zbuluar draftin që po bëhet objekt i konsultimit mes aktorëve të ndryshëm të shoqërisë civile, grupit të interesit dhe ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore. Pas shkrirjes së komunave, këto njësi qëndrojnë si zyra administrative. Sipas projektligjit, ky propozim ligjor do të garantojë vijueshmërinë e ofrimit të shërbimeve për qytetarët në të njëjtën komunë sikurse ndodh aktualisht.

Putin tërheq trupat ushtarake nga kufiri me Ukrainën

Postuar në 12 Tetor, 2014 05:00

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën. Agjencia e Lajmeve “Ansa” raporton se ky fakt është njoftuar nga Kremlini.

“Kreu i shtetit ka ngarkuar ministrin e Mbrojtjes që të nisë tërheqjen e trupave në bazat e tyre të përhershme” deklarohet nga Kremlini, duke iu referuar 17.600 ushtarëve të angazhuar që prej verës në jug të Rusisë.

n.k

Franca mbyll derën për azilkërkuesit shqiptarë. E rendit Shqipërinë në vendet e sigurta të origjinës

Postuar në 12 Tetor, 2014 05:00

Shqipëria është vlerësuar së fundmi nga Këshilli Shtetëror i Francës si një vend i sigurt i origjinës, pas vendimit të miratuar nga zyra për refugjatët në këtë vend. Një vend konsiderohet i sigurt nëse sigurohen parimet e lirisë, demokracisë, sundimit tw ligjit dhe të të drejtave e lirive themelore tw njeriut. Kjo do të thotë se autoritetet franceze nuk do të tolerojnë më kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë që ankohen pwr mungesën e demokracisë dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

 

"Panorama": Tarifat e reja. Dritat, sa do paguajmë pas rritjes së çmimit

Postuar në 12 Tetor, 2014 03:20

Pas heqjes së fashës 300 kwh, çmimi i dritave do jetë sa mesatarja aktuale. Heqja e fashës së çmimit të diferencuar për 300 kilovatët e parë sjell një ndryshim themelor në llogaritjen e faturave për të gjithë llojet e konsumatorëve familjarë. Gazeta “Panorama” sjell një përllogaritje të efektit që do të ketë për konsumatorët familjarë ndryshimi i ri.

Pas arrestimit të një 31 vjeçari në Athinë, alarm për rrezik nga terrori i majtë dhe i djathtë në Greqi

Postuar në 12 Tetor, 2014 03:04

Greqia rrezikohet nga terroristë të së majtës dhe të së djathtës, shkruan “Deutsche Welle”. Ekspertët grekë shohin një brez të ri terroristësh në veprim. Ky rrezik rritet pas arrestimit të një të dyshuari për terrorizëm në Athinë kur spekulohet dhe për bashkëpunëtorët e tij.  “Deutsche Welle” thotë se policia e kishte prej një kohe të gjatë nën vëzhgim 31-vjeçarin e dyshuar për terrorizëm, përpara se ta arrestonte në fillim të tetorit në lagjen athinase Byron. Ai akuzohet për anëtarësi në një organizatë terroriste dhe një numër aktesh të tjera penale.

Të përndjekurit, Sula: Ligji i ri, si do të jepen këstet e përfituesve

Postuar në 12 Tetor, 2014 03:00

Ish të dënuar politikë që jetojnë ende sot, si dhe ata që nuk jetojnë, por kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç deri në datën 13 shtator 2014, ditë kur ligji hyri në fuqi ligji i ri do të jenë përfituesit e parë të pagesave që do të shpërndahen nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Por si do të veprohet me shpërndarjen e kësteve për kategoritë e tjera.

“Zëri”: Të gjithë për zgjedhje

Postuar në 12 Tetor, 2014 02:37

Në kushtet e një krize të tejzgjatur paszgjedhore, të gjithë partitë politike në Kosovë duket se janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Marrëveshja për dalje nga kriza konsiderohet e pamundur.

“Zëri” shkruan se të vetmit që janë kundër zgjedhjeve janë diplomatët e huaj, të cilët konsiderojnë se nuk janë shterur të gjitha mundësitë e dialogimit.

http://zeri.info/aktuale/1933/te-gjithe-per-zgjedhje/

n.k

 

Flet “Ana Franku”, vajza 9-vjeçare që mbajti ditar për luftën në Kosovë

Postuar në 12 Tetor, 2014 01:49

Botimi i pjesëve të ditarit të Rreze Abdullahut te "Milosao", më 6 janar të 2013- s, pati shumë jehonë. Në faqet e atij ditari, mund të shikosh përcjelljen e jehonës së luftës nga një nxënëse 9-vjeçare, që di të shkruajë, por luftën e sheh shumë "çuditshëm", ashtu si mund ta shikojë një fëmijë në moshë të tillë. “Gazeta Shqiptare” i është rikthyer këtij personazhi që cilësohet si Ana Frank shqiptare.

Njohësit e çështjeve politike presion presidentes Jahjaga: Nëse nuk sjell ndonjë rezultat për zgjidhjen e ngërçit, të tërhiqet

Postuar në 12 Tetor, 2014 01:47

Njohësi i çështjeve kushtetuese në Kosovë, Riza Smaka, thotë se edhe presidentja Atifete Jahjaga duhet ta ketë një limit kohor të bisedimeve me partitë politike, për të zgjidhur ngërçin politik. Sipas tij, nëse brenda kësaj jave presidentja nuk arrin të sjellë rezultat, atëherë ajo duhet të heqë dorë nga ndërmjetësimet. Gazetën Tribuna shkruan se tanimë janë bërë më shumë se tri javë që kur presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka filluar përpjekjet e saj për dalje nga kriza politike në të cilën është futur vendi, që nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme