Pas arrestimit të një 31 vjeçari në Athinë, alarm për rrezik nga terrori i majtë dhe i djathtë në Greqi

Greqia rrezikohet nga terroristë të së majtës dhe të së djathtës, shkruan “Deutsche Welle”. Ekspertët grekë shohin një brez të ri terroristësh në veprim. Ky rrezik rritet pas arrestimit të një të dyshuari për terrorizëm në Athinë kur spekulohet dhe për bashkëpunëtorët e tij. “Deutsche Welle” thotë se policia e kishte prej një kohe të gjatë nën vëzhgim 31-vjeçarin e dyshuar për terrorizëm, përpara se ta arrestonte në fillim të tetorit në lagjen athinase Byron. Ai akuzohet për anëtarësi në një organizatë terroriste dhe një numër aktesh të tjera penale. Sipas informacioneve të gazetës athinase "Kathimerini" ai dyshohet se ka qenë që prej vitit 2009 aktiv në grupin ekstremist të majtë "Lufta revolucionare" dhe konsiderohet si njeri i besuar i terroristit kryesor Nikos Maziotis. Maziotis dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin kundër ambasadorit gjerman në Athinë në dhjetor 2013. Sipas të dhënave të veta "Lufta revolucionare" që prej vitit 2003 ka kryer atentate të ndryshme ndaj ministrive, stacioneve të policisë dhe bankave. Grupe të tjera të veçanta si "Sekti i revolucionarëve" dhe "Komploti i qelizave të zjarrit" kanë pranuar përgjegjësinë për atentate me zjarr dhe bomba në lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin grek. Shumë bujë bëri një tentativë për atentat në metronë nëntokësore të Athinës në 2012 e cila në çastet e fundit një shofer zbuloi bombën e aktivuar gjatë kontrollit të vagonëve.
L.V
http://www.dw.de/rrezik-nga-terrori-i-majt%C3%AB-dhe-i-djatht%C3%AB-n%C3...
Add new comment