Arkiv-Lajme
Valixhe e braktisur në tualetin e aeroportit, policia mësyn në Rinas: Çantë veglash e një shtetasi kinez
Valixhe apo bagazh i dyshimtë, i harruar apo i braktisur, janë baraz me alarm për bombë në çdo vend publik. Aq më tepër në në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku një valixhe e dyshimtë e gjetur mëngjesin e sotëm në tualetin e aeroportit ka bërë që personeli të sinjalizojë strukturat policore. Forca të shumta dhe ekspertë antieksploziv kanë mbërritur në aeroport, duke bërë të mundur evakuimin e personalit dhe udhëtarëve që ndodheshin në terminalin kryesor.
Kreu i ri i NATO-s, Stoltenberg, akuzohet nga media se ka qenë bashkëpunëtor i KGB-së. Shërbimi norvegjez: Është bërë vetëm përpjekje rekrutimi
Marrja e detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, nga norvegjezi Jens Stoltenberg, i ka dhënë zë një historie të vjetër mediatike ndaj tij. Mediat kanë risjellë në vëmendje një akuzë të vjetër për Stoltenberg, ngritur që në vitet ’90, sipas të cilës ai ka qenë bashëpunëtor i KGB-së, ish-shërbimi i fshehtë sovjetik. Me këtë rast citohet deklarata e një ish-operativi të KGB-së, Mikhail Butkov, që u dërgua në Norvegji si gazetar, dekalratë e cila i mëshon idesë se Stoltenberg ishte i rekrutuar dhe kishte pseudonimin “Steklov”.
Intervista/Marrëdhëniet shqiptaro-greke në 100 vjet të shtetit shqiptar. Politikat e Venizellos, Zogut dhe Enver Hoxhës. “Afrimi i Shqipërisë me Greqinë pengohet nga faktorë të huaj"
Intervista e mëposhtme me dr. Panajot Barka, ish-deputet në Parlamentin shqiptar, publicist dhe pedagog në Universitetin e Gjirokastrës, cek stacionet kryesore të marrëdhënieve shqiptaro-greke që nga krijimi i shtetit shqiptar e këtej. Natyrisht, në shtjellimin e përgjigjeve, rimerren edhe argumente historike të mëhershme, por në thelb, intervista i qëndron idesë për të dhënë një optikë mbi realitetin kompleks shqiptaro-grek në këtë 100-vjetëshin e fundit. Është e pritshme që qëndrimet dhe mendimet e z.
Ahmetaj për “Zërin e Amerikës”: Paketa fiskale synon balancimin e taksave
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaron se qëndrimi i qeverisë shqiptare në bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është i vendosur për të vazhduar konsolidimin fiskal. Zoti Ahmetaj, që ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se diskutimet nuk bëjnë fjalë për paketë rritjesh taksash, por për balancim të tyre.
Në Manastirin e Deçanit parrulla “ISIS”, “Kalifati” e “UÇK”, reagimet: Asocimi, akt antishqiptar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi denoncon përmes rrjetit social “Facebook” mbishkrimet e konstatuara ditën e sotme në Manastirin e Deçanit."Dikush sonte ka fëlliqur muret e mureve të Manastirit të Deçanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UÇK. Fillimisht duhet të denojmë nje incident të tillë sepse objekti i Manastirit të Decanit nuk është vetëm mur por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO. Për më shumë, grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të luftës për clirimin e Kosovës.
Ndryshimet kushtetuese, propozimet: Presidenti nga populli, jo në krye të KLD
Një grup i posaçëm ekspertësh të së drejtës kushtetuese kanë nisur konsulta në të gjithë Shqipërinë, për ndryshimet kushtetuese. Një prej këtyre ekspertëve, Ervin Karamuço thotë për “Ora News” se ndryshimet në Kushtetutë duhet të nisin me zgjedhjen e Presidentit, që votat duhet t’i marrë nga Populli dhe jo nga Kuvendi.
Ali Ahmeti uron i pari kundërshtarin e tij politik Menduh Thaçi për rizgjedhjen në krye të partisë
Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoni ka uruar menjëherë rivalin e tij politik Menduh Thaçi për rizgjedhjen në krye të PDSH-së. “Në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare dhe të ju uroj shëndet dhe sukses në punën tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni.
Konfindustria: Të rikthehet tatimi i sheshtë në masën 9-9.5 %. Paraqet epërsi të dukshme ndaj sistemit të sotëm progresiv
Pas përfaqësuesve të biznesit që kërkuan para disa ditësh rishikim të taksave në disa drejtime, është Konfindustria ajo që ecën më tej me kërkesat e veta. Siç njoftohet sot, shoqata në fjalë, që përfaqëson sipërmarrësit e prodhimit, të ndërtimit dhe atyre të shërbimeve, ka ndërmend t’i kërkojë qeverisë shqiptare, ndryshimin e politikës fiskale dhe rikthimin e tatimit fitimit të sheshtë në masën 9-9.5%. Si arsye për këtë kërkesë është përvoja e vitit 2014, me taksën progresive që aplikon peshë më të madhe fiskale, për vlera të caktuara të qarkullimit vjetor.
A presin ndryshime boshnjakët?
Boshnjakët zgjedhin sot anëtarët e presidencës trepalëshe, Parlamentin kombëtar dhe liderët e dy entiteteve. Në Republikën Srpska, votat shkojnë për presidentin dhe parlamentin, ndërsa në Federatën Myslimano-Kroate, votuesit zgjedhin ligjvënësit për parlamentin e tyre rajonal dhe për parlamentet e dhjetë kantoneve të vetadministruara. Janë mbi 8,000 kandidatë nga 65 parti, 24 koalicione dhe lista të pavarura, që do të mbushin mbi 500 poste.
Ky sistem i komplikuar qeverisës është rezultat i Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnjë, më 1995.
Menduh Thaçi rizgjidhet në krye të PDSH-së
Menduh Thaçi është rizgjedhur në krye të PDSH-së në Maqedoni. “Klan.mk” raporton se delegatët e Kongresit të gjashtë të PDSH-së të mbajtur në Tetovë, rizgjodhën Thaçin me votë absolute.
Nga 692 delegatë të ftuar të PDSH, 677 delegatë të pranishëm në këtë Kongres votuan njëzëri të vetmin kandidat për kryetar të partisë.
http://www.klan.mk/index.php/politika/menduh-thaci-rizgjidhet-kryetar-i-pdsh-se/
n.k