Arkiv-Lajme
Pazari politik që mban peng zgjidhjen e ngërçit në Kosovë
Ngërçi politik vazhdon në Kosovë. Koalicioni paszgjedhor i partive, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk po arrin të dalë jashtë kornizave të marrëveshjes së brendshme rreth ndarjes së posteve kryesore. Gazeta “Tribuna” shkruan se ky bllok është takuar edhe një ditë më parë, por nuk ka gjetur hapësirë të përshtatshme negocimi të brendshëm për ridefinimin e marrëveshjes fillestare.
Komenti i “Deutsche Welle”: Turqia ndërmjet pritjes dhe frikës
Në një koment të tij Baha Güngör shkruan se në luftën kundër terroristëve të IS në veri të Sirisë Turqia ndodhet nën breshërinë e kritikës ndërkombëtare. “Vendi anëtar i NATO-s ndodhet në mes frikërave e pritshmërive dhe vepron i pavendosur”, mendon Baha Güngor. E botuar nga “Deutsche Welle” komenti thotë se tanket turke janë rreshtuar përgjatë kufirit me Sirinë dhe ndjekin nga një distancë e sigurt luftimet në territorin e vendit fqinj.
Të ardhurat buxhetore rriten 340 milionë dollarë, investimet publike me financim të brendshëm realizohen vetëm 55%…
Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar të 2014-ës, të publikuara dje nga Ministria e Financave për 9-mujorin, tregojnë se të ardhurat buxhetore janë rritur rreth 340 milionë dollarë (15%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat jofiskale kontribuan 24 milionë dollarë në këtë rritje (7% të rritjes 340-milionëshe). Siç njoftoi disa ditë më parë Drejtoria e Doganave, rreth 190 milionë dollarë (56%) të kësaj rritje erdhën prej shtimit të arkëtimeve të kësaj drejtorie. Ndërsa 37% e rritjes ka ardhur nga Drejtoria e Tatimeve dhe taksat e pushteti lokal.
Qëndrime të ndryshme nga dy qeveritë. Cana sqaron ngjarjen dhe vlerëson qëndrimin e lojtarëve serbë. Duka: "Nuk mund të vazhdonim në ato kushte"
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit është pritur në Rinas nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla. Bashkë me trajnerin De Biasi, kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe kapitenin Lorik Cana, ata kanë dhënë një konferencë për shtyp. Duhet nënvizuar fakti se qeveria shqiptare i ka përcjellë mirënjohje përfaqësueses shqiptare. “Shprehim mirënjohjen për krenarinë që i ka dhënë shqiptarëve për dominimin në fushë dhe për mesazhet e të gjitha vlerave të futbollit”, tha Peleshi.
Reagon De Biasi: “Ndeshja u administrua shumë keq. Gjest i shëmtuar nga serbët”
Trajneri Giani de Biasi ka reaguar për ndeshjen e djeshme mes Serbisë dhe Shqipërisë duke e cilësuar dhunën si një “gjest të keq nga ana e serbëve”. Sipas tij një vërejtje shkon edhe për administrimin e ndeshjes: “Ndeshja ishte e administruar shumë keq”, ka shtuar ai. Tani mbetet vetëm vendimi i UEFA-s, por pamjet filmike që janë përcjellë transmetojnë një fakt të pakundërshtueshëm dhe që normalisht është penalizues: futjen e tifozëve në fushë dhe goditjen e lojtarëve.
Asnjë gol nuk provokon sa flamuri. Tërbim dhe propagandë nga serbët. Vëllai i Edi Ramës akuzohet si drejtues i “avionit" të Ismail Qemalit mbi Beograd
Situata e krijuar sot me ndeshjen Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës në stadium nga tifozët serbë, me siguri që do të sjellë implikime politike. Dhe mendimi i parë që vjen është se sa do të ndikojë kjo në vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi, më datën 22. Ky i fundit ka reaguar në “Twitter” me një status ku thotë: “Krenar për Kuqezinjtë që për sa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar”. Dhe shëmtimi me këtë rast po i afrohet absurdit.
Ndërpritet zyrtarisht ndeshja Serbi-Shqipëri. Pritet fitorja në tavolinë
Nuk vazhdon më. Ndeshja Serbi-Shqipëri është anuluar zyrtarisht nga UEFA, pas momenteve të dhunës së tifozëve serbë. Ekipi serb doli sërish në fushë, por vetëm për të dhënë një duartrokitje të vakët drejt tifozerisë, dhe u kthyen përfundimisht në dhomat e zhveshjes. Tashmë Shqipëria pritet që të marrë një fitore 0-3 në tavolinë.
a.k
Ndërpritet ndeshja në Beograd (vijon)
Ndeshja në Beograd është ndërprerë pak përpara fundit të pjesës së parë. Shkak është bërë një flamur që u lëshua mbi stadium përmes një mjeti të telekomanduar e që kishte të stampuar hartën e territoreve shqiptare dhe figurën e Ismail Qemalit. Tifozë kanë hyrë në fushë dhe kjo ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes.
s.z
Me golin e Kushtës para syve dhe me shpresën për fitore në Beograd...
Për disa minuta pritet të fillojë në Beograd ndeshja mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Shqipërisë. Është përballja e parë pas shumë kohësh dhe siç të gjithë e kanë ndjekur tensionet janë të larta. Aq sa pala serbe ngjan se ka kaluar në gjendje alarmi Beogradin. Gjithesesi, prej gjithçkaje, është rezultati ai që do të shënohet në memorie dhe në çdo rast fitorja do të mbushte me gëzim të gjithë. Me shpresën te fitorja, kujtesa jonë shkon në 1987-ën, kur Flamurtari i Vlorës eliminonte Partizanin e Beogradit.
Tensionet ndaj shqiptarëve, Bushati thërret për sqarime ambasadorin serb në Tiranë, Zariç
Peripecitë e delegacionit shqiptar në Beograd kanë bërë që Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati të thërrasë në një takim urgjent ambasadorin e Serbisë në vendin tonë. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se Bushati po ndjek me vëmendje situatën e tensionuar në prag të super sfidës midis Shqipërisë dhe Serbisë. Diplomati serb Miroljub Zariç pritet që të japë sqarime në lidhje me bllokimin e gazetarëve dhe të qytetarëve që kanë ndjekur Kombëtaren tonë.
a.k