Arkiv-Lajme

FSHF: Ja 12 pikat e mbrojtjes në UEFA që do të sigurojnë 3-pikëshin e tavolinës

Postuar në 17 Tetor, 2014 06:35

FSHF ka bërë publike 12 pikat mbi të cilën do të ndërtojë mbrojtjen në UEFA, duke synuar të vendoset drejtësia në vend, ose më saktë të marrë 3 pikët në tavolinë.

 

1. Janë hedhur gurë në drejtim të autobusit që po transportonte kombëtaren shqiptare në stadium.

2. Në stadium, përpara se skuadra të dilte në nxemje, një copë betoni ka goditur zyrtarë të lartë të federatës shqiptare. Prova zotërohet nga delegati i UEFA-s.

3. Në çdo moment, kur lojtarët shqiptarë dilnin nga fusha, shoqëroheshin me një rritim agresiv nga shkallët e stadiumit.

Opsion i fundit: Qeveria teknike për Kosovën

Postuar në 17 Tetor, 2014 06:15

“Qeveria teknike”. Njëri prej opsioneve të fundit për krijimin e institucioneve do të ishte krijimi i një qeverie teknike, por vendi nuk është futur në fazën emergjente të krijimit të institucioneve. Gazeta “Tribuna” shkruan se  ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, qeveritë teknike formohen në situata të jashtëzakonshme dhe kanë mandat të caktuar. Analisti politik, Krenar Gashi, ka thënë se në demokracitë parlamentare, qeveritë teknike vijnë si zgjidhje e fundit, pra vetëm kur nuk mund të arrihet ndonjë zgjidhje tjetër.

Eurozona e pasigurt, kthehet sërish kriza në ekonomi

Postuar në 17 Tetor, 2014 06:07

Evropa është ende në krizë.  Recensioni nuk ka kaluar. Në një analizë të botuar në “Deutsche Welle” thuhet se të dhënat ekonomike janë të dobëta, çmime në rënie të aksioneve, rritje e papunësisë. Pa kundërmasat, ekzistenca e eurozonës mund të jetë në rrezik. Shumë ekonomistë janë të mendimit se rreziku i krizës ekonomike në Europë nuk është tejkaluar ende. "Tani kemi një formë tjetër të krizës", thotë për DW analisti Robert Halver nga Baader Bank. Pas borxheve shtetërore në qendër të diskutimit të krizës tani është euro-koninuktura.

Dennis Abbott: Brohoritjet e serbëve gjatë ndeshjes ishin të papranueshme

Postuar në 17 Tetor, 2014 05:59

Brohoritjet e serbëve ishin të papranueshme. Dennis Abbott, zëdhënës i KE për Kulturën dhe Arsimin, ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke u shprehur se brohoritjet që bëheshin përgjatë lojës nga tifozët serb ishin të papranueshme. Qëdrimi i Abbott është dukshëm i ndryshëm nga ai që mbajti dy ditë më parë zëdhënësja e baroneshës, Catherine Ashton, Maja Koçijançiç “UEFA po bën një hetim për çfarë ndodhi dhe po, të gjithë i dëgjuan brohoritjet që bëheshin përgjatë lojës, të cilat ishin tërësisht të papranueshme.

DOSSIER/ Si e mbrojti çështjen shqiptare, Mi’that Frashëri, Ministri i parë Fuqiplotë shqiptar në Greqi. Detaje nga letërkëmbimi

Postuar në 17 Tetor, 2014 05:44

  

Nishani gjatë mbledhjes në KLD: Hetimi i dy anëtarëve, intimidim nga ana e mazhorancës

Postuar në 17 Tetor, 2014 05:34

Në mbledhjen e KLD, presidenti Nishani ka përdorur shprehjen “intimidim nga ana e mazhorancës”. Në mbledhjen që po zhvillohet me dyer të mbyllura, mësohet se kreu i Shtetit, Bujar Nishani në cilësinë e kreut të KLD-së, e cilësoi komisionin hetimor parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve të këtij këshilli, intimidim nga ana e mazhorancës. Agjensia “Balkanweb” bën të ditur se të njëjtat burime nga Këshilli bëjnë të ditur se disa nga anëtarët i kanë kujtuar Kreut të Shtetit shkarkimin e ish-zv. Kryetarit Kreshnik Spahiu me të njëjtën mënyrë.

Zyrtare, Rama në Beograd më 22 tetor. Politikë e re, këshillë e Brukselit, apo servilizëm?

Postuar në 16 Tetor, 2014 16:51

Mediat serbe po njoftojnë aktualisht se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të përsëritet në fushë neutrale, edhe pse duhet thënë se ditët e fundit serioziteti i tyre është vënë me të vërtetë në dyshim. Ajo që nisi në Beograd, po incizohet si problem i qëndrueshëm politik, si shprehi imediate e së cilës, është pyetja që shtrohet tanimë në Shqipëri dhe në Kosovë: A duhet të shkojë Edi Rama në Beograd më 22 tetor? A duhet kryeministri i Shqipërisë të takojë ata zyrtare serbë që folën nga institucionet e shtetit serb me gjuhën e tifozëve?

Dekonspiroi operacionin “Fundi i Marrëzisë” për lojtarët e fatit, në pranga shefi i komisariatit të Divjakës

Postuar në 16 Tetor, 2014 12:53

Shefi i komisiaritit të Divjakës, Gjergj Çela është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm  me akuzën se ka dekonspiruar aksionin e policisë për lojrat e fatit “Fund Marrëzisë”

 

Policia thotë se arrestimi Çelajt u bë sepse në kohë të ndryshme përgjatë vitit 2014, ka favorizuar persona që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në zonën e Divjakës.

 

Vjen bekimi i Papa Françeskut, mesazh Nishanit dhe Ramës: Populli shqiptar, pasuri për mbarë kontinentin europian.

Postuar në 16 Tetor, 2014 12:23

Në një kohë kur nga Serbia vijnë qëndrime raciste dhe fyese për shqiptarët, madje dhe nga autoritetet më të larta shtetërore dhe politike, Papa Françesku falenderon shqiptarët për pritjen e ngrohtë që i rezervuan në 20 shtator dhe thotë se  populli shqiptar me vllazërinë dhe tolerancën fetare përfaqëson një pasuri për mbarë kontinentin evropian.

Në një mesazh falenderimi drejtuar kreut të shtetit, Papa Françesku shprehet se udhëtimi I tij apostolik në Shqipëri do të mbetet I paharrueshëm.

Deputeti grek i Demokracisë së Re: "Diçka nuk po shkon mirë në politikën shqiptare, duhet të jemi në krah të grekëve të Vorio Epirit"

Postuar në 16 Tetor, 2014 11:21

Dy deputetë të parlamentit grek, anëtarë të përhershëm të Komisionit kuvendor për Diasporën janë shprehur të shqetësuar për rastet në rritje sipas tyre të sulmeve nacionaliste ndaj minoritetit grek në Shqipëri.

Gazeta “To Vima” shkruan se deputeti konservator Maksimos Harakopulos iu referua disa incidenteve në fshatin Dervician mbrëmjen e së martës në kohën që po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme