FSHF: Ja 12 pikat e mbrojtjes në UEFA që do të sigurojnë 3-pikëshin e tavolinës

Postuar në 17 Tetor, 2014 06:35

FSHF ka bërë publike 12 pikat mbi të cilën do të ndërtojë mbrojtjen në UEFA, duke synuar të vendoset drejtësia në vend, ose më saktë të marrë 3 pikët në tavolinë.

1. Janë hedhur gurë në drejtim të autobusit që po transportonte kombëtaren shqiptare në stadium.

2. Në stadium, përpara se skuadra të dilte në nxemje, një copë betoni ka goditur zyrtarë të lartë të federatës shqiptare. Prova zotërohet nga delegati i UEFA-s.

3. Në çdo moment, kur lojtarët shqiptarë dilnin nga fusha, shoqëroheshin me një rritim agresiv nga shkallët e stadiumit.

4. Pas nxemjes, lojtarët u goditën me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera, ndërkohë që largoheshin nga fusha.

5. Gjatë gjithë nxemjes, lojtarët shqiptarë u shoqëruan nga kori i 30.000 të pranishmëve, të cilët brohorisnin “vritini shqiptarët”, ose “vdekje për shqiptarët”.

6. Tifozë të shumtë qëndronin mbi kangjella të pashqetësuar nga forcat e policisë.

7. Përpara se të ekzekutoheshin himnet kombëtare. banda muzikore luajti një marsh nacionalist. i cili nuk ishte pjesë e programit. duke i dhënë udhë një shpërthimi nacionalist në stadium.

8. Himni shqiptar vërshëllehet në masë, duke u bërë i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe ata që e ndiqnin nga ekrani.

9. Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxjemje, pas fillimit të ndeshjes u goditën me sende të forta aq, sa zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj.

10. Huliganë hynë në fushën e lojës duke goditur me karrige, grushta e shkelma futbollistët e kombëtares shqiptare, ndërsa më pas lojtarët u goditën edhe nga forca të sigurisë në stadium.

11. Gjatë rrugës që të çon nën tunelin e dhomave të zhveshjes, futbollistët shqiptarë, janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca të sigurisë në stadium dhe policë.

12. Gjithashtu, para se futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër të Prokurorit te Beogradit (sipas deklaratës së policisë), i gjithë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për një, së bashku me sendet personale.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nqs jane vetem keto,  mungojne shume fakte te tjera, si:

-Flamuri serb me provokimin Kosova eshte Serbi. Ky provokim nuk eshte me i lehte se baneri me dron.

-Djegja e flamurit te NATO-S.

-Heqja e flamurit shqiptar.

-Futja e Ivanit te Tmerrshem ne fushe.

-Fucia e benzines ne shkallet e stadiumit.

-Tifozet serbe qe rrine siper kangjellave.

E shume te tjera.

Submitted by AnonTr (not verified) on

U Duke o inkompetent dhe i korruptuar.Ti duhet te kishe bombarduar mediat nderkombetare me lajme per dhunen e pashembullt te Serbeve.Shpresoj qe te kesh aq tru sa te marresh nje avokat te mire te huaj qe te pergatise nje raport te forte se vezhguesi hollandez i ndeshjes fajin ja le dronit. E dronin na e ngulen neve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.