Arkiv-Lajme
A mjaftoi ngjarja në Beograd për t’u ndjerë krenarë? Pse dolëm të gjithë lakuriq, ballkanas e europianë?
Nuk është vetëm Ministria e Jashtme greke që lidh ngjarjet e Beogradit me incidentet në Dervician. Edhe mitropoliti i Konicës, teksa i referohet ngritjes së dronit me “Shqipërinë Etnike” mbi stadiumin e Partizanit thotë se djegia e disa makinave në fshatin minoritar dhe thirrjet e lëshuara nga një grup të rinjsh të Lazaratit për “djegie të të krishterëve” kanë prapavijë nacionaliste dhe fetare.
Mediat serbe dhe kroate tejkalojnë planin. Tirret një histori familjare për Vuçiç, për të cilin kërkohet një origjinë shqiptare
Nuk mund të vononte edhe një histori me origjinë familjare. Mediat kosovare përcjellin një shkrim të një portali kroat, sipas të cilit kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka si baba biologjik ish-gazetarin shqiptar të RTS-së, Fahri Musliu. Si për të shtuar dozën, portali boton fotot bashkëngjitur, kështu që “lexuesit-shikuesit” të gjykojnë vetë.
Mjeku i kombëtares shqiptare: Ia shpjeguam UEFA-s, nuk mund të kthehemi në fushë, jo nuk duam!
Alban Merepeza, mjeku i kombëtares, ka komentuan në një intervistë tek 'Zëri i Amerikës' ndeshjen e së martës Serbi-Shqipëri. Merepeza shpjegon se ndeshja nuk u ndërpre prej dronit por prej fishekzjarrëve që u hodhën në fushë. Më tej mjeku i kombëtares thekson se Serbia nuk kishte marrë masat e duhura ndaj tifozërisë së dhunshme. “Dhuna nga tifozët është e shpeshtë në Serbi dhe them se nuk kishin marrë masat e duhura. Ivan i Tmerrshëm hyn e del në fushë si i do qejfi, qenka normale kjo atje, ndaj nuk e kanë marrë seriozisht zgjidhjen e tifozëve të dhunshëm.
Pasojat e deflacionit në Europë rrezikojnë investimet e huaja në Shqipëri
Investimet e huaja në Shqipëri rrezikojnë të ulen për shkak të deflacionit në Evropë. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë ku bizneset dhe konsumatorët kanë shprehur pritshmërinë për të ardhmen e ekonomisë, treguesi që pasqyron situatën e prodhimit të biznesit është negativ. Në një kronikë televizive të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se ky tregues lidhet me perceptimin që ndërmarrjet në Shqipëri kanë për të ardhmen dhe me shtimin e investimeve të biznesit.
Rrezikohet ambasada shqiptare në Beograd. Policia rrethon godinën pas informacioneve se ajo mund të sulmohet gjatë derbit “Partizani-Crvena Zvezda”
Ambasada Shqiptare në Beograd rrethohet nga policia. Sipas disa informacioneve ajo mund të sulmohet. Pas dhunës ditën e martë në stadiumin ‘Partizani’ gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, forca të shumta policie janë vendosur sot para ambasadës shqiptare në Beograd, pasi luhet një tjetër ndeshje futbolli, që mund të shkaktojë incidente. Në stadiumin ‘Partizani’ luhet derbi "Partizani-Crvena Zvezda" dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë shton se ka informacione se huliganët mund të sulmojnë ambasadën shqiptare.
Ligji për gradat në ushtri, a po zeron ministrja Kodheli kontributin e paqeruajtësve shqiptarë jashtë vendit?
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli akuzohet se po u heq të drejtën ushtarakëve që kanë shërbyer me misione jashtë vendit të përfitojnë nga pikëzimi plus që u jep pjesemarrja në operacione paqeruajtëse.
Televizioni Klan ngre shqetësimin se në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve të Karrieres” të firmosur nga ministrja Mimi Kodheli janë hequr dy pika që lidhen me gradimin e ushtarakëve që kanë marrë pjesë në misione të rrezikshme ndërkombëtare.
Beograd/ Merkel dhe Vuçiç flasin në telefon. Diskutojnë për reformat dhe situatën pas ndeshjes së futbollit Serbi - Shqipëri
Agjensia “Tanjug” informon se: “Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike të gjatë dhe miqësore me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila i shprehu mbështetjen e saj për reformat që duhet të zbatojë Serbia drejt rrugës evropiane”. Sipas “Tanjug” Vuçiç dhe Merkel ranë dakord se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për bizneset është një kusht i rëndësishëm për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. “Temë kryesore e diskutimeve ishte stabilitetit rajonal”, sipas zyrës për shtyp të qeverisë serbe.
A. Duka: Shaqiri, Behrami, etj., kanë të drejtë të luajnë me Zvicrën, por nuk kanë të drejtë pas kësaj të na shiten si atdhetarë
Në programin Jamais Vu të M. Nanos, Armando Duka ka folur për ngjarjen në stadiumin e Beogradit, por edhe për probleme të tjera që lidhen ne futbollin shqiptar. Në marrëdhënien mes Gianni de Biasi-it dhe kombëtares sonë ai “pa” si të privilegjuar të parin. “Ne kemi lidhur një kontratë me De Biasi-n, dhe kjo kontratë është më shumë fati i tij, se sa fati i futbollit shqiptar”, por po aty nuk mungoi të shprehte vlerësimet për atë që italiani po bën nga stoli i kombëtares.
Senatori amerikan në Prishtinë. Jahjaga: Përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE, të kushtëzohet nga përparimi i marrëveshjeve me Kosovën
Senatori Murphy takoi presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga e cila e njoftoi atë me sfidat e vendit. “Zëri i Amerikës” njofton se vizita e Senatorit Murphy ishte “shkurtuar” për shkak të bllokadës politike në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të kushtëzohet me përparimin e saj drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Kosovën.
Automjeti i kryeministri serb, përplaset në një aksident. Shpëton Aleksandar Vuçiç
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka pësuar një aksident automobilistik, por pa pësuar ndonjë lëndim. Portali “Lajmi” http://lajmpress.com/ shkruan se aksidenti ka ndodhur kur një automjet, ka goditur veturën zyrtare të Vuçiqit, teksa udhëtonte rrugëve të Beogradit. "Vetura zyrtarë në të cilën ndodhej Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten është goditur nga një veturë tjetër e tipit “Skoda superb”, e cila po ecte me shpejtësi maksimale", shkruan "Lajmi".