Arkiv-Lajme

Tirana, notë proteste ndaj Serbisë: “Nuk jemi ne përgjegjës për të kaluarën serbe”. Dodik: “Incidenti synonte rrëzimin e Vuçiç”

Postuar në 16 Tetor, 2014 11:00

Ministria e Jashtme i ka dorëzuar  sot ambasadorit serb në Tiranë, Miroljub Zariç, një notë proteste, si reagim ndaj qëndrimeve të mbajtura nga institucionet më të larta të shtetit serb. “Deklaratat e zyrtarëve më të lartë serbë bien ndesh me etikën më bazike të marrëdhënieve diplomatike dhe reciprocitetin e mirësjelljes, vetëpërmbajtjes dhe respektit midis shteteve sovrane. Për më tepër, ato nuk  dëshmojnë lartësinë e një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Ish-kryeministri: “Strukturat europiane dhe vendet mike të vendosin në axhendë Albanofobinë. Nuk ekziston vetëm në Serbi”

Postuar në 16 Tetor, 2014 10:28

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, është shfaqur me një postim në rrjetin social “Facebook” përmes të cilit ka bërë një komentim të situatës së krijuar në ndeshjen e Beogradit. Berisha dënon aktet e racizmit dhe terrorit psikologjik ndaj ekipit tonë kombëtar, duke konsideruar se edhe qëndrimet e të gjithë drejtuesve serbë, flasin për depërtim të Albanofobisë në të gjithë nivelet në Serbi. Me këtë rast, Berisha bën thirrje ndaj strukturave europiane që ta trajtojnë Albanofobinë, si faktor me potencial shpërthyes në rajon.

Në Shqipëri falimenton vetëm një shoqëri në vit!

Postuar në 16 Tetor, 2014 09:42

Në Shqipëri falimenton vetëm një shoqëri në vit! Mund të duket e pabesueshme por të dhënat zyrtare të raportuara nga qeveria shqiptare për Komisionin Evropian tregojnë se deri në fund të vitit 2013 ka falimentuar mesatarisht vetëm një shoqëri në një vit.

Anëtari i Komisionit të Jashtëm, Blushi: “Vizita, vendim i kryeministrit, por dhënia e dorës Vuçiçit dhe Daçiçit, do të lëndonte shqiptarët”

Postuar në 16 Tetor, 2014 08:52

“Top-Channel” i ka marrë sot një prononcim Ben Blushit, anëtar i Komisionit Parlamentar me Jashtë, i cili ka folur edhe për opsionet politike që shtrohen tashmë për vizitën e Edi Ramës në Beograd. Blushi ka vlerësuar se dhuna dhe racizmi në stadiumin e Beogradit ishin jashtë logjikës normale, shtuar ëksaj edhe reagimet e autoriteteve serbe. Çfarë duhet të bëjë në këta rast kryeministri, vizita e të cilit është minuar nga një ndeshje futbolli? “Sa i përket vizitës, kjo gjë duhet të gjykohet nga kryeministri, sepse ai ka gjithë informacionin e duhur.

Nënshkruhet marrëveshja me çekët. Aksionet e OSHEE i kalojnë 100% shtetit shqiptar

Postuar në 16 Tetor, 2014 07:39

Është nënshkruar sot marrëveshja mes palës çeke të CEZ dhe qeverisë shqiptare për transferimin e aksioneve të kompanisë në zotërim të shtetit shqiptar. “Me anë të kësaj marrëveshje, tashmë 100% të aksioneve të shoqërisë OSHEE i kalojnë shtetit shqiptar dhe në këtë mënyrë përfundon edhe faza e administrimit të përkohshëm të shoqërisë e cila kishte filluar që në Janar 2013.

Kor unik serb për ndeshjen e 14 tetorit. Media, politika, opinioni, por edhe kisha, vetëgozhdohen si viktima të fyerjes shqiptare

Postuar në 16 Tetor, 2014 05:20

Mediat serbe duket se janë intonuar në një zë me emocionet e tifozëve, por edhe me deklaratat e politikës së Beogradit, lidhur me reagimet pas ndeshjes së datës 14 tetor. Daçiç ka folur për një rrezik botëror që mund të vijë nga Shqipëria e Madhe. Natyrisht ky është një konstatim inflacionar, por meqë sot në Serbi vjen presidenti rus, Vladimir Putin, një fjalë e mirë për fuqinë ruse, duhej thënë. Në krye të deklaratave natyrisht që qëndrojnë ato të presidentit serb, Nikoliç, apo edhe hipotezat ogurzeza të Platinisë, për mundësinë e një bombe në dronin e Beogradit.

Kosovë, partia e Hashim Thaçit kërkon marrëveshje paraprake, pastaj zhvillimin e seancës konstituive

Postuar në 16 Tetor, 2014 04:46

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një qëndrim të fortë kushtëzues për sa i përket seancës së re konstituive të Parlamentit të vendit. Kështu nënkryetari i saj, Adem Grabovci, ka deklaruar se nuk do të ketë seancë të re, nëse paraprakisht nuk ka marrëveshje mes tyre dhe bllokut opozitar. “Shiko sa i përket PDK-së, brenda 24 orëve ky problem do të zgjidhej, kjo është gatishmëria e PDK-së, që me asnjë kusht ne nuk vëmë pengesa. Sa i përket PDK-së, asnjë ditë nuk kishim pasur mungesë të institucioneve, të konstituivit të institucioneve të reja.

Njoftohet gjetja e dronit në Pançevo të Serbisë. Arrestohet edhe një person

Postuar në 16 Tetor, 2014 03:54

“Indeksonline” njofton se droni i flamuirt është gjetur në Pançevo të Serbisë. Portali i referohet burimeve nga mediat serbe që thonë se është arrestuar edhe një person, tifoz i Partizanit të Beogradit. Në të vërtetë, mediat serbe kanë publikuar foto të një tifozi që hyn në fushë dhe merr mjetin fluturues në mes të rrëmujës që përfshiu ndeshjen.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=3&LajmID=120971

s.z

Beogradi kushtëzon vizitën e Ramës. Notë e ashpër proteste ndaj ambasadorit Ilir Boçka. Daçiç: “Dënoni incidentet e parapërgatitura”

Postuar në 15 Tetor, 2014 18:08

Ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçka, është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme të Serbisë në një takim me titullarin Ivica Daçiç. Siç bëhet e ditur, ndaj Boçkës është bërë "protesta më e ashpër" në lidhje me incidentet në stadiumin e Beogradit, duke nënvizuar me forcë se ajo që ndodhi “ishte e mirëmenduar dhe e planifikuar”. Kështu pala serbe edhe në rrugë zyrtare ka akuzuar Tiranën zyrtare për incidentin e dronit me flamur, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për dhunën.

Rasti i dytë i infektimit me Ebola në SHBA. Izolohet infermierja që fluturoi në një avion me 132 pasagjerë

Postuar në 15 Tetor, 2014 15:00

Autoritetet amerikane janë vënë në alarm pasi në Teksas të Shteteve të Bashkuara është konfirmuar rasti i dytë i infektimint me virusin Ebolas. Bëhet fjalë për një tjetër infermiere, pjesë e stafit që kishte kuruar punonjësin mjekësor liberian Tomas Dunkan, që vdiq javën e shkuar nga i njëjti virus.  Autoritetet konstatuan se infermierja kishte fluturuar me një aeroplan nga Teksasi në Klivaland dhe tashmë janë në kërkim të 132 pasagjerëve për të kryer kontrollet e nevojshme mjekësore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme