Në Shqipëri falimenton vetëm një shoqëri në vit!

Postuar në 16 Tetor, 2014 09:42

Në Shqipëri falimenton vetëm një shoqëri në vit! Mund të duket e pabesueshme por të dhënat zyrtare të raportuara nga qeveria shqiptare për Komisionin Evropian tregojnë se deri në fund të vitit 2013 ka falimentuar mesatarisht vetëm një shoqëri në një vit.

“Ky numër është rritur vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2014 por sigurisht që nuk është tregues real për një vend që numëron mbi 100 mijë shoqëri dhe falimenton vetëm një në vit. Fakt është që shumë biznese mbylllin aktivitetin por procedurat e çregjistrimit dhe falimentimit janë burokratike dhe me kosto dhe për këtë arsye nënvlerësohen nga bizneset" raporton revista ekonomike “Monitor”.

Për më shumë: http://www.monitor.al/falimenton-vetem-nje-shoqeri-ne-vit/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.