Arkiv-Lajme
“Jo racizmit”, një devizë e UEFA-s që pret të provohet si e vërtetë
Një grup qytetarësh dhe organizatash shqiptare kanë shpërndarë një e-mail ku lajmërojnë se i kanë dërguar UEFA-s një letër të hapur me argumente bazuar në rregulloret e futbollit, mbi të cilat gjykohet ndeshja e Beogradit. Kërkohet përmes kësaj letre dënimi i Federatës Serbe të Futbolit, por vihet sidomos në qendër të vëmendjes racizmi, që është moto e futbollit. Është një letër që përmbledh disa argumente referuar neneve të rregullores, kështu që për të interesuarit po e botojmë të plotë:
Leka Zogu dhe Sulejman Gjana në një foto me autorin e paidentifikueshëm të dronit mbi Beograd?
Kreu i legalistëve, Sulejman Gjana, ka postuar në profilin e vet në “Facebook” një foto me Leka Zogun dhe me një person me fytyrë të mbuluar, i cili sipas statusit të hedhur rezulton të jetë autori i dronit mbi Beograd. Gjana shprehet krenar, po aq sa edhe Leka, për aktin e personit në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. “Një hero i kohëve moderne nderon kombin shqiptar duke sfiduar fqinjët tanë grabitqarë, pa armë, as urrejtje, as dhunë.
Romë/ Futbollistët tejkalojnë politikanët nacionalistë, vendoset paqja shqiptaro-serbe mes lojtarëve
Foto që vlen më shumë se mijëra fjalë. Kështu shkruan portali “Express”. Dhe ndoshta është vërtet kështu. Pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe deklaratave tensionuese nga ana e dy qeverive, serbët dhe shqiptarët e Lacios kanë dashur të pozojnë për një “foto paqeje”. “Express”, shkruan se kjo foto e Lorik Canës, Filip Xhorxheviçit, Etrit Berishës, Dushan Bastës dhe Tomas Strakoshës, dëshmon qartë se ngjarja e ndodhur të martën e shkuar është lënë pas krahëve.
Bushati për “Francë 24”: Duhet në sinkron edhe vullneti i Beogradit për të realizuar vizitën në Serbi
“Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë, por për këtë nevojiten të dyja palët”, tha Ditmir Bushati për kanalin francez. Në këtë mënyrë qeveria shqiptare i ka bërë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë së fajësuari Shqipërinë si komb, si qeveri dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.
Kryeministri serb: “Shumë vende që na akuzuan nuk do të ngelen të kënaqura kur të shohin rezultatet e hetimit”. Asnjë fjalë për dhunën dhe racizmin
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se qeveria serbe do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët e vet nga sulmet e paligsjhme. Ai i është referuar sulmeve ndaj pronave të shtetasve serbë me kombësi shqiptare, duke nënvizuar se “ata paguajnë taksat dhe ne do të garantojmë siguri të plotë për ta”. Vuçiç ka shtuar se ka të dhëna të reja për incidentin e dronit mbi stadiumin e Beogradit, duke lënë të kuptohet se ai është drejtuar nga tribuna ku ndodheshin tifozët shqiptarë.
Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së Qirjako Qirko kërkon të hiqet nga faqja zyrtare e presidencës greke termi “Himara e Vorioepirit”
Ka shkuar të ankohet ambasadori grek në Ministrinë e Jashme, por ka marrë pas edhe një kërkesë nga pala shqiptare. Etiketimi i Himarës me emrin “Himara e Vorioepirit” duhet të hiqet menjëherë nga faqja zyrtare e Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias. Këtë kërkesë i bëri të premten Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së shqiptare, Qirjako Qirko, ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas.
Gorbachev: “Krizë europiane dhe globale. Rusia akuzohet për gjithçka dhe interesat e saj nuk merren në konsideratë. Zgjerimi i NATO-s, gabim i madh”
Mikhail Gorbachev, ish-Presidenti i parë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik ka dhënë një intervistë për “Russia Beyond the Headlines” në të cilën flet për atë që quhet tashmë si kriza e sistemit ndërkombëtar. Ukraina ishte stacioni që nxori në sipërfaqe me të gjithë forcën këtë mosbesim gërryes, të krijuar në vite, por që pasoi projektin strategjik të zgjerimit të NATO-s. Gorbachev bën këtë përshkrim për arsyet e krizës në mërrëdhëniet ndërkombëtare në Europë. “Sot ne duhet të pranojmë se ka një krizë europiane dhe globale politike.
Notë e Greqisë për sulmin në Derviçan. Ndërkohë mediat greke raportojnë sulme raciste në Greqi
Greqia ka paraqitur në Ministrinë e Jashtme një notë proteste përmes së cilës dënon aktet e dhunës ndaj banorëve të fshatit Derviçan, pjesëatrë të pakicës etnike greke. Çfarë bie në sy është fakti se ambasada greke e lidh këtë sulm me ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, çka çon kështu në idenë për një aktivizim të klisheve të vjetra të ndarjeve në Ballkan.
Provokim edhe nga Rusia? Teksa Serbia celebronte vizitën e Putin, kanali shtetëror rus raportonte me një hartë të Serbisë pa Kosovën
Gabim apo me dashje, gjatë transmetimit të vizitës së Putinit në Beograd, televizioni shtetëror rus ka vendosur një hartë të Serbisë pa Kosovën. Portali “Expres” thotë se një gjë e tillë i ka çmendur serbët, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj këtij “lëshimi” të televizionit rus. “Gjatë një raportimi në televizionin, “Kanali i parë” është shfaqur në grafikë, një hartë e ish-Jugosllavisë, ku tregohet Serbia, dhe në qendër kryeqyteti Beograd”, raportoi agjencia serbe B92.
L.V
Kreu i PD-së Basha, bën thirrje për shtyrje të vizitës në Beograd
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar sot kryeministrit të vendit që të shtyjë vizitën në Serbi. Madje për Bashën kryeministri nuk është distancuar nga kori i huliganëve serbë dhe nga deklaratat e politkanëve të Serbisë. “Jemi dëshmitarë të qëndrimeve dhe deklaratave të palës serbe, e cila de facto ka refuzuar vizitën e Ramës.