Bushati për “Francë 24”: Duhet në sinkron edhe vullneti i Beogradit për të realizuar vizitën në Serbi

“Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë, por për këtë nevojiten të dyja palët”, tha Ditmir Bushati për kanalin francez. Në këtë mënyrë qeveria shqiptare i ka bërë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë së fajësuari Shqipërinë si komb, si qeveri dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Gjatë një intervistë për “Francë 24”, shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati theksoi se marrëdhëniet diplomatike nuk mund të drejtohen nga sporti, andaj Shqipëria është e gatshme për të krijuar një frymë të re marrëdhëniesh me Serbinë por se për këtë duhet në sinkron edhe vullneti i Beogradit zyrtar. Bushati tha gjithashtu se ne kemi shprehur qartë gatishmërinë tonë për të vizituar kryeqytetin serb, dhe nuk mendojmë se duhet të presim shtatë dekada të tjera për materializimin e një aktiviteti dhe vizite kaq të rëndësishme.
L.V
Add new comment