Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së Qirjako Qirko kërkon të hiqet nga faqja zyrtare e presidencës greke termi “Himara e Vorioepirit”

Postuar në 17 Tetor, 2014 10:03

Ka shkuar të ankohet ambasadori grek në Ministrinë e Jashme, por ka marrë pas edhe një kërkesë nga pala shqiptare. Etiketimi i Himarës me emrin “Himara e Vorioepirit” duhet të hiqet menjëherë nga faqja zyrtare e Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias. Këtë kërkesë i bëri të premten Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së shqiptare, Qirjako Qirko, ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas. Qirko priti në ambientet e ministrisë, Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, me kërkesë të këtij të fundit, i cili e informoi Qirkon mbi një incident të ndodhur në fshatin Dervician, mbas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parrulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti. Duke e dënuar këtë incident dhe duke e quajtur atë një rast krejt të veçantë i cili nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në frymën e bashkëjetesës shekullore midis shqiptarëve dhe minoritarëve, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së i bëri të ditur Ambasadorit grek reagimin e shpejtë dhe efikas të policisë së shtetit, e cila vuri para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës. Në të njëjtën kohë, Qirko i parashtroi Ambasadorit grek në Shqipëri shqetësimin e palës shqiptare lidhur me pasqyrimin në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Greqisë të një njoftimi lidhur me dekorimin e znj. Ermioni Bringu nga Presidenti Papulias, ku konstatohet me keqardhje se vendbanimi i saj  është quajtur “Himara e Vorioepirit”.

 

L.V

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Pra qe ta kuptojme drejt e te mos bejme gabime nga nxitimi dhe nga verberia ndaj grekerve. Kur hidhen ca parrulla dhe demtohet nje automjet nga ca te rinj eventualisht nga Lazarati, pra qe edhe mund te mos kene qene tamam ne mendje te vet, kjo na qeka aq e rende saqe Ambasadori grek na shqetesohet dhe i ngre te ndenjurat nga kolltuku e shkon te ankohet se po na cenohen minoritaret, kur ky eshte nje incident per te cilin eshte edhe policia e shtetit qe ndeshkon keqberesit. Por zoteria e tij presidenti i Greqise mund t&#39;i lejoje vehtes (pra Presidenti i Greqise dhe jo ndonje capacul ne Patra qe eshte dendur me marihuane) qe ne faqen e tij te internetit nje cope Shqiperie t&#39;i veje emrin qe i do prapanica e vet, a thua se nuk eshte bere gjithe ajo zallamahi me toponimet, por mesa duket grekerit tane mund t&#39;i shkruajne toponimet shqiptare sic ua ka qejfi, kurse shqiptaret meazallah se mund te shkruajne Selanik ne vend te Thessaloniqi.</p><p>Na rrofshin qente e macet se sa per komshijte as ua kemi pare e as kemi per t&#39;ua pare hajrin ndonje here.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.