Gorbachev: “Krizë europiane dhe globale. Rusia akuzohet për gjithçka dhe interesat e saj nuk merren në konsideratë. Zgjerimi i NATO-s, gabim i madh”

Mikhail Gorbachev, ish-Presidenti i parë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik ka dhënë një intervistë për “Russia Beyond the Headlines” në të cilën flet për atë që quhet tashmë si kriza e sistemit ndërkombëtar. Ukraina ishte stacioni që nxori në sipërfaqe me të gjithë forcën këtë mosbesim gërryes, të krijuar në vite, por që pasoi projektin strategjik të zgjerimit të NATO-s. Gorbachev bën këtë përshkrim për arsyet e krizës në mërrëdhëniet ndërkombëtare në Europë. “Sot ne duhet të pranojmë se ka një krizë europiane dhe globale politike. Një nga arsyet, ndonëse jo e vetmja, është mungesa e dëshirës nga ana e partnerëve tanë perëndimorë që të marrin në konsideratë optikën ruse dhe interesat e saj të ligjshme për sigurinë...Po i referohem së pari ekspanisonit të NATO-s, planeve të mbrojtjes raketore, veprimeve të Perëndimit në rajone të rëndësishme për Rusinë(Jugosllavia, Iraku, Gjerogjia dhe Ukraina). Ata thonë fjalë për fjalë: “Kjo nuk është çështje që ju përket”. Do t’i këshilloja liderët perëndimorë ta analizojnë të gjithë këtë, në vend që të akuzojnë Rusinë për çdo gjë. Ata duhet të kujtojnë Europën që ne ja dolëm të krijojmë në fillim të viteve ’90 dhe se cfarë ajo fatkeqësisht është kthyer në vitet e fundit”, ka thënë Gorbachev. Sipas tij vendimi për zgjerimin e NATO-s u mor përfundimisht në vitin 1993 dhe se “unë e quajta këtë një gabim të madh që në fillim”.
http://rbth.co.uk/international/2014/10/16/mikhail_gorbachev_i_am_agains...
s.z
Add new comment