Kreu i PD-së Basha, bën thirrje për shtyrje të vizitës në Beograd

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar sot kryeministrit të vendit që të shtyjë vizitën në Serbi. Madje për Bashën kryeministri nuk është distancuar nga kori i huliganëve serbë dhe nga deklaratat e politkanëve të Serbisë. “Jemi dëshmitarë të qëndrimeve dhe deklaratave të palës serbe, e cila de facto ka refuzuar vizitën e Ramës. Asnjë distancim nuk është bërë ndaj fyerjeve në kor të himnit tonë, asnjë distancim nga thirrjet ‘vritini, pritini shqiptarët’, asnjë distancim nga dhuna e huliganëve dhe sigurisë serbe mbi kombëtaren e stafin e saj, asnjë distancim nga poshtërimi i lojtarëve, stafit dhe delegatëve tanë, përkundrazi iu mbajnë iso huliganëve. Shikoni qëdrimin ordiner të presidentit Nikoliç kur thotë që Shqipërisë do i duhen vite të bëhet vend normal. Çfarë janë këto mesazhe, cili është kumti i tyre? Mesazhi është: mos eja! Dera është e mbyllur! Si klasë politike, si Shqipëri kemi bërë dhe kemi dashur dhe vazhdojmë të bëjmë tonën, për një histori të re marrëdhëniesh me një vend fqinj si Serbia. Bashkohem me vendosmërinë për të vazhduar me perspektivën evropiane të rajonit, por fatkeqësisht në anën tjetër urrejtjet dhe dhuna antishqiptare, gjestet anti-NATO, paradat pro-Rusisë të Serbisë tregon që Serbia është e shtirur në lidhje me integrimin Europian, e dyzuar për të filluar një histori të re. Pra, vizita e tij është e papërligjur. Pas ngjarjes të së martës insistimi për të trokitur në derën mbyllur serbe, është shumëfish më i padenjë dhe më i pakuptimtë. Një vizitë për ekzibicion nuk ia vlen asnjë qindarkë. Të shtyjë vizitën”, këshilloi Basha. Fjala e z. Basha, natyrisht është shumë e rëndësishme, pasi përfaqëson zërin e opozitës parlamentare. Po a përfaqëson ajo sentimentin e të gjithë shqiptarëve? Nga sa është parë, qoftë edhe nga statuse në rrjetet sociale, shqiptarët kanë qëndrime të larmishme për këtë temë, madje nuk kanë munguar as kritikat për mungesë civilizimi të lojtarëve tanë në Beograd. Kështu që mesazhi i kreut të PD-së, është një nga këndvështirmet e shumta që kanë pasuar ndeshjen, mes të cilave duhet të theksohet se ato të kryeministrit, por edhe ato të Presidentit të vendit, kanë qenë në favor të qëndrimit të përfaqësuesve të kombëtares sonë. Këtu është vendi të nxiret në plan të parë, se PD-ja, qëndrimin e parë zyrtar për këtë çështje, ia ngarkoi një zyrtari partiak, ish-ministrit të Jashtëm, Aldo Bumçi dhe jo kryetarit që ka folur sot.
s.z
Comments
Te shtyhet vizita deri sa ky
<p>Te shtyhet vizita deri sa ky dhe Argita te shkruajne nje raport tjeter per Dick Martyn.</p>
A ka ndonje menyre qe tia
<p>A ka ndonje menyre qe tia thone qarte shalegjatit qe "shqiptaret nuk duan nje vizite ne Beograd, nje miqesi te njeanshme, dhe takim te shtirur"?</p><p>Bejini thirrje njerezve te futen ne Facebook a Twitter, se aty e gjen kollaj ate.</p><p>Eshte turp per shqiptaret pas asaj qe ndodhi qe Rama te shkoje ti shtrije doren Mr.Vucicit.</p>
Add new comment