Romë/ Futbollistët tejkalojnë politikanët nacionalistë, vendoset paqja shqiptaro-serbe mes lojtarëve

Postuar në 17 Tetor, 2014 11:25

Foto që vlen më shumë se mijëra fjalë. Kështu shkruan portali “Express”. Dhe ndoshta është vërtet kështu. Pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe deklaratave tensionuese nga ana e dy qeverive, serbët dhe shqiptarët e Lacios kanë dashur të pozojnë për një “foto paqeje”. “Express”,  shkruan se kjo foto e Lorik Canës, Filip Xhorxheviçit, Etrit Berishës, Dushan Bastës dhe Tomas Strakoshës, dëshmon qartë se ngjarja e ndodhur të martën e shkuar është lënë pas krahëve. Sulmuesi Xhorxheviç e nisi ndeshjen nga stoli të martën në mbrëmje, ndërsa mbrojtësi Basta nuk ishte grumbulluar për shkak të dëmtimit. Në të vërtetë, siç shkruan shtypi italian, pesë futbollistët, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, kanë folur dhe janë sqaruar pas kthimit nga Beogradi në Romë dhe në fund kanë shtrënguar duart dhe janë përqafuar, duke i dhënë fund çdo aludimi për mungesë komunikimi në klubin ku luajnë. Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem para ndeshjes së kombëtareve dhe pavarësisht atmosferës së tendosur, Loriku dhe Filipi, kanë provuar në çdo mënyrë të zbusin situatën me batuta të ndryshme. “Express”,  shkruan gjithashtu se dhe në Formelo, në prani të drejtorit Tare nuk ka ndodhur asgjë speciale, përveç premtimit se do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që bënin edhe para sfidës mes Serbisë dhe Shqipërisë.

 

L.V

 

http://www.gazetaexpress.com/sport/arrihet-paqja-shqiptaro-serb-ne-rome-futbollistet-i-tejkalojne-politikanet-nacionaliste-51628/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.