Kryeministri serb: “Shumë vende që na akuzuan nuk do të ngelen të kënaqura kur të shohin rezultatet e hetimit”. Asnjë fjalë për dhunën dhe racizmin

Postuar në 17 Tetor, 2014 10:42

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se qeveria serbe do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët e vet nga sulmet e paligsjhme. Ai i është referuar sulmeve ndaj pronave të shtetasve serbë me kombësi shqiptare, duke nënvizuar se “ata paguajnë taksat dhe ne do të garantojmë siguri të plotë për ta”. Vuçiç ka shtuar se ka të dhëna të reja për incidentin e dronit mbi stadiumin e Beogradit, duke lënë të kuptohet se ai është drejtuar nga tribuna ku ndodheshin tifozët shqiptarë. “Ne dimë se kur kanë hyrë ata në Serbi dhe shumë nga vendet prej të cilave jkanë ngritur akuza ndaj Serbisë nuk do të mbeten të kënaqur kur të shohin rezultatet e hetimit”, tha Vuçiç. Ai nuk ka thënë asgjë për dhunën dhe racizmin antishqiptar në stadium dhe nga kjo deklaratë nuk mund të përjashtohet që pala serbe të zbardhë “hetimet” përpara vizitës së Edi Ramës, duke shtuar pengesat dhe ngarkesën ndaj saj.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=10&dd=17&nav_id=91944

s.z 

Comments

Submitted by dok. dagllas. m (not verified) on

<p>nuk kuptoj pse duhet patjeter serbia,.....ku ska kerkuar falje per viktimat e kosoves.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.