Arkiv-Lajme

UEFA nis zyrtarisht hetimin për ndeshjen në Beograd. Edhe Shqipëria mund të dënohet për parrulla politike

Postuar në 15 Tetor, 2014 14:32

Dënimit për incidentet në stadiumin e Beogradit duket se nuk do t’i shpëtojë as përfaqësuesja shqiptare e futbollit. UEFA ka zyrtarizuar nisjen e hetimit pas trazirave në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimi,t Federata Serbe e Futbollit do të gjykohet për hedhje të tymuesve dhe fishekzjarrëve në fushë, trazira publike, prani të tifozëve në fushën e lojës, oragaiznim të pamjaftueshëm të ndeshjes dhe përdorimit të lazerave.

Klasa politike mbështet e gjitha ekipin kombëtar. “Incidentet e Beogradit, pasojë e huliganizmit serb”

Postuar në 15 Tetor, 2014 13:04

Klasa politike në Shqipëri është prononcuar e gjitha për ndeshjen e Beogradit. Kryeministri ka folur sot në “Zërin e Amerikës”, duke deklaruar se flamuri në incidente, është një alibi e serbëve për të fshehur urrejtjen e tyre. Ndërkohë Presidenti i Republikës ka pritur përfaqësues të ekipit kombëtar, me të cilët ka ndarë mendimet për ndeshjen e djeshme.

Partneritet publik-privat për sportin, krijohet shoqëria aksionere e rafting. Shteti shqiptar, aksioner përmes një reparti ushtarak

Postuar në 15 Tetor, 2014 13:03

Federata Shqiptare e Rafting e Ministria e Arsimit dhe Sportit bien dakord për krijimin e një shoqërie aksionare, me qëllim ndërtimin dhe administrimin e një qendre sportive për rafting. Shteti shqiptar do të zotërojë 26 për qind të aksioneve të shoqërisë ndërsa Federata Shqiptare e Rafting 74 për qind. Shteti shqiptar është bërë aksioner përmes dhënies së një reparti ushtarak në Bigaz të Skraparit, i cili do të shërbejë si qendër sportive pas rikonstruksionit.

Reagon ministri i Jashtëm: “Opsione të hapura për vizitën e Ramës”

Postuar në 15 Tetor, 2014 10:58

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dalë sot me një deklaratë të posaçme për shtyp lidhur me ngjarjet e djeshme në Beograd. Bushati ka shtjelluar dinamikën e ngjarjeve duke vënë theksin te ndërhyrja e dhunshme e huliganëve serbë. Më tej Bushati ka hedhur një qëndrim që në fakt është mesazh për luhatjet politike të Serbisë. “Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, kandidat në BE, të qartë dhe krenarë për përkatësinë tone perëndimore. Kjo përkatësi dëshmohet përditë përmes përputhshmërisë së plotë të vlerave, vizionit dhe objektivave të politikës sonë të jashtme me ato të SHBA dhe BE”, tha ai.

Presidenti serb flet me gjuhën e të fortit. Nikoliç: "Shqiptarët duan të destabilizojnë rajonin, do ketë viktima nëse provokojnë prapë"

Postuar në 15 Tetor, 2014 10:40

Zyra e presidentit serb Tomisllav Nikoliç ka bërë një deklaratë tepër të fortë lidhur me ngjarjet e djeshme në stadiumin e Beogradit. Ajo akuzon shqiptarët për incidentin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, duke thënë se organizatorët kishin për qëllim destabilimin e Serbisë dhe gjithë rajonit

Duke dënuar ngjarjet e dhunshme presidenti Nikoliç kërkon nga organet e sigurisë në Serbi ta marrin këtë si një paralajmërim të fundit, pasi nëse ngjarje të tilla përsëriten mund të ketë viktima.

Pavarësisht tregjeve ndërkombëtare, çmimi i naftës në Shqipëri nuk ulet

Postuar në 15 Tetor, 2014 09:39

“Top Channel” informonte sot për çmimet e karburanteve, të cilat në Shqipëri nuk pasqyrojnë lëvizjet e çmimit në tregun ndërkombëtar.  “Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar tre muajt e fundit një nga rëniet më të forta historike. Sipas BBC, nga 106 dollarë për fuçi në korrik, nafta bruto shitet aktualisht me 85 dollarë, ose 20 për qind më pak. Por pavarësisht kësaj ulje kaq të fortë në rend dyshifror, në tregun e brendshëm çmimi i naftës nuk ka rënë me asnjë lek.

Zyra e Vuçiç për “CNN”: “Olsi Rama drejtonte dronin me flamur”. Pikëpyetje për vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi

Postuar në 15 Tetor, 2014 07:50

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me incidentin në ndeshjen e Beogradit, duke konsideruar se provokimi i bërë synonte të prekte nderin e serbëve. “Ata donin që të shkelnin nderin tonë, por ne e shpëtuam atë. Ka një ndryshim të qartë mes nesh dhe një bande shqiptarësh zyrtarësh falsë në tribunën Vip”, ka thënë Vuçiç në një intervistë të cituar nga “Tanjug”.

UEFA dhe FIFA i kushtojnë rëndësi aspektit politik të ngjarjeve në Beograd. Në Serbi, politika flet për plane dhe lidhje të incidentit me vizitën e Putin

Postuar në 15 Tetor, 2014 07:30

Ashtu siç pritej ka nisur përballja mediatike pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Lajmi më i rëndësishëm është se UEFA ka vendosur të nisë hetimet dhe do të hapë çështje disiplinore për të dyja kombëtaret. Po kështiu, kreu i FIFA-s, Blatter është shprehur në “Twitter” se futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia i shkon flamurit që lëvizi mbi Beograd. Po kështu edhe Platini, kreu i UEFA-s, ka përcjellë mesazhin për implikimin politik në një ndeshje futbolli.

Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër? “Express” shkruan se ai është i pëlqyeshëm nga Berlini dhe mund të çojë në një koalicion

Postuar në 15 Tetor, 2014 04:22

Gazeta “Express” shkruan se ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është një emër i ri si kandidat për kryeministër i Kosovës. “Express” i referohet mediave gjermane që përmendin kandidaturën e Hoxhajt, i cili është i pëlqyeshëm edhe për Berlinin. “Opsioni i Hoxhaj si kryeministër i ri ka ardhur pasi ai është një nga liderët e PDK-së dhe një person i cili ka marrëdhënie të mira me Berlinin. Në këtë skenar do të hapej rrugë për një koalicion të PDK-së me LDK-në.

Justifikohet Daçiç: Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi, shqiptarët na provokuan

Postuar në 15 Tetor, 2014 02:46

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka anashkaluar të gjitha provokimet që bënë 30 mijë tifozët serb në stadiumin “Partizani” të Beogradit, shashka, fishekzjarre në fushë, thirrjet masive në korr "vdekje shqiptarëve" dhe problematikën e ndeshjes ia faturon vetëm një flamuri shqiptar. Ndërkohë që në atë stadium dhe në një ndeshje ku luajnë dy skuadra, përveç flamujve të serbisë duhet të ishin të paktën dhe 1000 flamuj shqiptarë. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme